Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Tërbaçi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Terbaçi nuk ben pjese ne Kurveleshin e Siperm siç ka shkruar ai qe ka hedhur ne enciklopedi oficerat Terbaçit,te marre nga gazeta "Cika e Trbaçit".Terbaçi ben pjese ne krahinen e Mesaplikut dhe administrohet nga Komuna e Vranishtit.Terbaçi ka 358 oficera,nga keta 90 kane marre pjese ne Luften NCl,dhe 268 kane mbaruar shkollat dhe akademite ushtarake brenda dhe jshte shtetit ne ish Bashkimin Sovjetik,ne Turqi dhe Gjermani.Nga oficerat eluftes 6 prej tyre jane deshmore te Atdheut dhe 38 jane invalide te luftes.Me graden e gjeneralit jane graduar4 veta,2 jane Heroj te Popullit,1 eshte Hero i Punes Socialiste.

                                                                          FEJZI RROKAJ

Nga oficerat e Terbaçit eshte shtuar dhe nje gjeneral-brigade. Ai eshte piloti i kl.II- Syrja Selim Gjoka me dtyre drejtor drejtorie ne MMK.


NJË VLERËSIM PËR PROFESOR BARDHOSH GAÇEN SI POET I LETËRSISË PËR FËMIJË. E. Selimi


Duke marrë shkas nga lajmet në televizionin “6+1 Vlora”, ku përmes takimesh vlerësohen njerzit më të shquar të fshatit Tërbaç, siç ishte pak ditë më parë nderimi i z. Albert Abazi si një figurë shumë e spikatur intelektuale e ditëve të sotme, por edhe e figurave të tjera të cilat nuk po i përmend sepse ju mund të jeni të informuar, më erdhi ndërmend edhe Profesor Bardhosh Gaçe. Unë ashtu si edhe shumë njerëz të tjerë, tërbaçiotë ose jo, e njoh personalisht sepse kam qenë studente e tij. Keshtu një ditë mora një liber të vogël për fëmijë që e kishte shkruar profesori dhe nisa ta lexoj. Libri titullohet "Pranvera i shkruan letër baba dimrit". Sa nisa të lexoj vjershat e para më mbeti në buzë një buzëqeshje e lehtë që më shoqëronte varg pas vargu duke më krijuar një ndjesi të këndshme dhe të dashur. Fjalët dhe vargjet më dukeshin se qenë lidhur dorë pas dore dhe po hidhnin një valle fëmijrore. Çiltërsia, butësia, brishtësia dhe gëzimi fëmijror fshihet pas çdo vargu. Të mahnit afrimiteti dhe hyrja në skutat e botës fëmijrore me ëndrra dhe gëzimet e saj, harmonia aq e përputhur e kësaj bote me botën natyrore. Vargjet vijnë si një fllad i lehtë përkëdhelës te lexuesi i vogël dhe jo vetëm.Madhështinë e tij poetike e zbulon aq papritur. Ajo shfaqet aq thjeshtë. Në çdo fjalë dhe varg sheh një njëjtësim të fizionomisë njerëzore me atë natyrore. “Në shpat tregojnë përralla/ në lugje vargje thurin,/me këngë nina-nana/ në gji i mbështjell lumi...!” Pra gjejmë të përdorur shumë bukur simbolikën te fjalët shpat - shpat i malit i cili simbolizon qëndresën dhe historinë kur thotë tregojnë përralla; ose lugjet mbledhin gjithë ngjarjet, episodet dhe psherëtimat e tyre shndërrohen në vargje dhe këngë. Kur thotë “…në gji i mbështjell lumi”…, përsëri me fjalën “lumë” kemi simbolikën e vazhdimësisë së përherëshme . Është bukur kur vëren se duket sikur figurat letrare hyjnë te njëra-tjetra si ato kukullat e vjetra ruse, dhe këtu zbulon pikërisht mjeshtërinë e tij letrare.Mes vargjeve lexoj: “Një motër të vockël lindi mami/ të vockël sa një puthje nëne. / Kur unë e tund me nina-nana / motërza bëhet si varg kënge!” Krahasimi motrës me puthjen e nënës është goditur aq bukur sa të vjen menjëherë mendimi i letrarëve të mëdhenj se figurat letrare janë gjetur në natyrë.Profesor Bardhosh Gaçe është një poet i traditës së vjershave për fëmijë . Me muzikalitetin, rimën, llojin e vargut si dhe strofën (2-4 vargshe) bën që fëmijët ta mësojnë dhe ta mbajnë mend lehtë atë.Është i traditës si poet i vjershave për fëmijë edhe për temat e motivet që ai trajton, siç është dashuria për natyrën dhe bukurinë e saj, dashuria për vendlindjen, vëllain a motrën etj.Motive të shumta gjen për katër stinët e vitit të cilat përsëriten njëlloj me tiparet dhe karakteristikat e tyre të veçanta. Mjeshtëria e tij artistike hyn pikërisht këtu, tek viti me stinët e tij, tek ky element poetik, sa tradicional aq edhe modern, ku çdo gjë është një cikël i mbyllur, dhe brënda këtij cikli njeriu jeton dhe njerëzohet.Ai shumë mirë mund të quhet poeti i natyrës kur shikojmë se sa natyrshëm futet në thellësinë e elementëve të saj.Ai mund të quhet edhe një poet patriot kur vëren se tema e dashurisë për atdheun dhe vendlindjen njëjtësohet me shpirtin e tij.Në qoftë se do të shohim gjuhën e përdorur, fizionomia e saj është e mirëmenduar; që tek emrat e fëmijëve që janë të gjithë shqiptarë po ashtu edhe përdorimi idialogut dhe ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë, elemnte këto që i bëjnë vargjet më të kutueshme dhe më të afërta për fëmijët e vegjël.Mjeshtërisht ai përdor leksikun e thjeshtë të jetës së përditëshme, përshtatur kjo me botën dhe psikologjinë e fëmijëve. Fjalët shumë të thjeshta dhe shumë të ngrohta jo rastësisht janë lidhur me natyrën dhe veshjet e fëmijëve, sepse edhe dhe vjershat janë shkruar pikërisht për moshën e fëmijëve të kopshtit, mosha në të cilën fëmija zbulon natyrën, ambientin që e rrethon dhe ndjen përkujdesjet e të tjerëve.Pra , përmes këtij libri ne ndjejmë që kemi mes nesh një poet dhe letrar si Profesor Bardhosh Gaçe, një punëtor i palodhur dhe i përkushtuar, një njeri me një dituri dhe botë shpirtërore të madhe dhe që është i gatshëm ta ndajë me të gjithë.Puna e tij meriton respekt dhe mirënjohje.



PËR DASHAMIRËSIT E KUZHINËS
A doni një recetë gjelle me perime?

Kjo është gjella e quajtur “Borsh” me origjinë bullgare

8 gota lëng mishi viçi, 1 kile mishi kockave viçi, 1 qepë të madhe , 4 rrepa të mëdha të copëtuara,4 karrota të copëtuara,1 patate e madhe prerë në kube, lakër e bardhë e prerë hollë, kopër e copëtuar, 3 lugë uthull ose verë të kuqe,1 filxhan salcë kosi,Kripe dhe piper për shije.

Tortë me kafe dhe arra

Redakto

Nevojiten: Për kore (biskotë):

  • 3 vezë
  • një lugëz kakao
  • 3 lugë arra
  • 3 lugë miell
  • 3 lugë sheqer

Për mbushje:

  • 250 g sheqer
  • 1 të verdhë të vezës
  • 2 filxhanë kafe të zier
  • 250 g margarinë

Përgatitja: Arrat imtësohen, tunden të verdhat me sheqer, u shtohet mielli, niseshteja, kakaoja dhe shkuma e të bardhëve të vezëve. Kjo masë qitet në kallëp të rrumbullakët për torta dhe piqet për 40 minuta në 170 shkallë C. Tunden vezët me sheqer, shtohet margarina e shkrirë, kafeja, dhe kujdesshëm bashkohen. Kjo masë vihet në temperaturë të ulët dhe ngadalë, përzihet derisa të trashet. Brumi pritet në dy ose tri shtresa dhe secila shtresë lyhet me krem. Në temperaturë të ulët shkrihet sheqeri me pak ujë, përzihet dhe lihet të ftohet. I shtohet lëngu i limonit dhe me anë të duarve formohet një lloj topi. Kjo masë qitet në tenxhere dhe zihet në temperaturë të ulët, pa vluar. Në fund shtohen kafeja dhe uiski. Torta lyhet me garniturë dhe dekorohet me kokrra të kafesë.

Return to "Tërbaçi" page.