Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Trebisht-Mucinë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Biografia e hoxhës të nderuar Omer Bajrami

Redakto

Omer Bajrami, është i lindur në vitin 1985 në Saraj të Shkupit. Mësimet fillestare (leximin e Kur’anit) i mori para prindit të tij, Dr. Zekerija Bajrami, ndërsa në vitin 1995 filloi hifzin e Kur’anit para hoxhës së tij Mahmud Asllani, të cilin e përfundoi brenda njëzet muajve, gjegjësisht në vitin 1997.

Më pas, në vitin 1999 ai u regjistrua në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 2003. Pas kryerjes së medresesë, mësimet e mëtutjeshme i vazhdoi në Kajro – Egjipt, në “Universitetin e Hapur Amerikan”.

Gjatë kohës së studimeve, përveç tjerash, në vitin 2005 publikoi edhe albumin e parë me ilahi, të titulluar : “Jeta është e shkurtë”. Ndërsa në vitin 2007 vijoi edhe albumi i dytë me titull: “Civilizimi i keqkuptuar”. Në shtator të vitit 2009, përfundoi studimet e tij dhe diplomoi në drejtimin e përgjithshëm të mësimeve Islame.

Pas përfundimit të studimeve, ai filloi angazhimin e tij, për t’i ftuar njerëzit në rrugën e pastër islame. Hoxhë Omer Bajrami më tutje vazhdon me ligjeratat e tij javore në shoqatën Rinia Islame – Saraj, me hutbe herë pas here, dhe me pjesëmarrje të tribunave dhe seminareve të ndryshme, nëpër shtete të ndryshme të Evropës.

Përveç thirrjes së tij, ai gjithashtu vazhdon të shkruaj edhe tema të ndryshme, përgjigje lexuesve dhe poezi të ndryshme. Shpresojmë që Allahu (azzevexhel) t’u jep sinqeritet dhe sukses të gjithë atyre që mundohen për përhapjen e fesë së pastër Islame. Amin

Return to "Trebisht-Mucinë" page.