Dita Ndërkombëtare Meteorologjike
Organizata Botërore Meteorologjike ( World Meteorological Organization WMO, fr Organizata Météorologique mondiale - OMM ) është themeluar më 23 mars të vitit 1950 , si organizatë ndërqeveritare dhe agjenci e veqant e Kombeve të Bashkuara e cila bashkon 188 shtete anëtare me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shërbimeve meteorologjike , e cila është pasardhëse e Organizatës Internacionale Meteorologjike (Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike - IMO ) , e themeluar në vitin 1873 në Vjenë . Selia OBM është në Gjenevë , president aktual është Alexander Bedritsky , ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Michel Jarraud , i zgjedhur në Kongresin e 14 Botëror të Meteorologjisë në vitin 2003 .
Organizata Botërore Meteorologjike krijon një rrjet të vetëm , me tre qendra Botërore Meteorologjike , me 34 qendra të specializuara rajonale meteorologjike dhe 188 qendra meteorologjike shtetërore apo kombëtare , mbledh , përpunon dhe shkëmben rreth 15 milionë të dhëna në ditë dhe përpunon 2,000 harta për motin . Në sajë të këtyre të dhënave të OBM qysh në vitin 1975 , ka nxjerrë botimin e parë shkencore mbi ndryshimet në shtresën e ozonit , i cili i ka parapriu Konventës së Vjenës , Protokolit të Montrealit dhe plotësimeve të mëvonshme të saj .
Me iniciativën e Konferencës së Parë Botërore për Klimësn, të mbajtur në vitin 1976 . , tre vjet më vonë është themeluar programi jashtëzakonisht i rëndësishëm botëror për klimën i cili opinioninin ndërkombëtar e njofton me problemet e ngrohjes globale dhe vrimat e ozonit .
Instituti i Hidrometereologjisë së Republikës së Shqipërisë, u themelua më 1962. Në vitin 1949 u krijua Drejtoria e Shërbimit Hidrometeorologjik, në varësi të Institutit të Shkencave. Më 1973 IHM u përfshi në sistemin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Instituti Hidrometereologjik i Kosovës është anëtarësuar në Organizatën Ndërkomëbëtare të meteorologjisë dhe është i qertifikuar nga EUMETSTAT. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apo shkurt IHMK është instituti që bënë matjet hidrometeorologjike në territorin e Kosovës.
Veprimtaria Hidreometeorologjike ne Kosovë ka filluar ne vitin 1922 kur në kufirin shqiptaro-shqiptar ne Vermicë është vendos një latë (hidrometer) dhe limnigraf në lumin drini i bardhë. Po në ate pikë monitotuese datojnë edhe matjet e para klimatologjike. Rrjetat monitoruese janë shtri sipas ujërrjedhave përkatësisht pelgjeve te Kosovës dhe stacionet meteorologjike kanë qenë të shpërndara sipas gjerësisë gjeografike me qellim të evidentimit dhe saktësimit të elementeve dhe dukurive meteorologjike.
Si një ndër institucionet e para të Kosovës të rikrijuara pas luftës, IHMK nën drejtimin e prof. Dr Tahirsylaj, ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të ri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë konform kërkesave të qytetarëve.