Dita botërore e autizmit, data 2 prill është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, për herë të parë, do të shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

Autizmin mund ta njihni tek fëmijët tek të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura, si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk dallojnë nga personat e tjerë. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

Sipas shkencëtarëve, njerëzit autikë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund ta kenë ata.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.

Ekzistojnë disa lloje autizmi, mirëpo dy sindroma janë më të zakonshme, Asberger dhe Kaner.

Shih edhe

Redakto