Ditarët shqiptarë, mars 1921 - dhjetor 1951

"Ditarët shqiptarë, mars 1921 - dhjetor 1951" me Autor Justin Godart. Përktheu dhe përgatiti për botimin shqip Asti Papa. Shtëpia botuese "Dituria", faqet e librit 248. ISBN 978-99943-46-62-2

Në "Ditarët shqiptarë",janë paraqitur pothuajse plotësisht shënimet e udhëtimeve që ka bërë në Shqipëri në vitet 1921,1922, 1923 dhe më pas në 1937 dhe 1951 politikani i njohur francez, senatori Justin Godart. "Ditarët shqiptarë", është i pajisur nga përkthyesi me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, që ende nuk njihen aq sa duhet dhe me të cilët Godart pati takime në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Nga parashtrimi i ditarëve dhe i dokumentave-shtojcë që i shoqërojnë ato del i qartë roli i madh që ka luajtur Justen Godart për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, për kundërshtimin e politikës shoviniste të fqinjëve dhe të pushtimit fashist të vitit 1939. Mjaft interesante dhe përgjithëisht mirëdashëse janë mendimet që shfaq ai për figurat madhore që kishte njohur dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Pandeli Evangjeli, Rauf Fico, Stefë Currani, Visarion Xhuvani, Iljaz Vrioni, Luigj Gurakuqi, Mit‘hat Frashëri e shumë të tjerë. Në këta ditarë, vihet re se ai interesohet për çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë dhe me të ardhmen e saj.