Djali mbi buallicë
Djali mbi buallicë një nga skulpturat më popullore të parkut në qytetin e Lushnjës. Autori është skulptori i njohur Maksim Bushi. Vepra ka një motiv myzeqar, ku buallica leroset me baltë dhe sipër argëtohet një fëmijë. Ky është në të vërtetë një motiv i Myzeqesë dhe ai djali i hipur sipër saj krijon edhe një situatë entuziazmi dhe humori. Vepra është në bronz e vitit 1984.