Një dokument i rremë është një teknikë me të cilën një autor synon të rrisë vërtetësinë në një vepër imagjinare duke shpikur dhe duke futur ose përmendur dokumente që duken të vërteta. Qëllimi i një dokumenti të rremë është të bindë një audiencë se ajo që po prezantohet është faktike.

Në politikë

Redakto

Një dokument i falsifikuar, Letra e Zinovievit, ndihmoi në rënien e qeverisë së parë laburiste në Britani. Komplotet brenda shërbimeve të fshehta të inteligjencës kanë ndodhur kohët e fundit, duke bërë që Harold Uillsoni të vendoste rregulla në vitet 1960 për të parandaluar përgjimin e telefonave të anëtarëve të Parlamentit, për shembull.

Procesverbalet e Pleqësisë së Sionit, që pretendojnë të përshkruajnë një plan hebre për sundimin botëror, u botua për herë të parë në Rusi në 1903, u përkthye në shumë gjuhë dhe u shpërnda ndërkombëtarisht në fillim të shekullit të 20-të.