Domate të mbushura me sallatë ruse
Domate mesatare të pjekura mirë dhe të forta priten në formë shporte, u hiqet tuli dhe u hidhet brenda kripë. Veçan, përgatitet sallata ruse me majonezë me të cilën mbushen domatet.
Çdo domate mbulohet nga sipër me majonezë dhe majdanoz të grirë hollë. Në një pjatancë shtohen disa gjethe sallatë jeshile dhe mbi to vihen domatet e mbushura.
Për 1 kg domate (6-7 kokrra) duhen:
- sallatë ruse 1 filxhan çaji, majonezë 2-3 lugë gjelle, majdanoz.