Me këtë term kuptojmë të drejtat e pronësisë të cilat kanë dalë jashtë mbrojtjes së drejtave të autorit. Mirëpo çdo shtet ka ligjet e veta në lidhje me të drejtat e autorit dhe domenin publik që i takon çdokujt të përdorë cilindolloj imazhi apo vepre, por pa e shfrytezuar atë duke e mos cituar. Domeni publik apo "pasuria e gjithkujt" është një status juridik i një "vepre" - krijimtari, këngë, foto apo ndonjë kompozim apo vepër tjetër arti. Derisa autori është gjallë, "vepra" e tij i takon krijuesit i cili nxjerrë përfitime, varet nga kontrata e tij; por pas vdekjes së autorit, "vepra" e tij vazhdon të mbetet në duart e trashëguesve të tij të familjes, sipas ligjit deri shtatëdhjetë vjet pas vdekjes se tij Me të kaluar këto 70 vite, "vepra" kalon menjëhere në fushën e çdokujt, thënë ndryshe Domeni publik, ku secili ka te drejtë të ndryshojë, të vazhdojë punën e autorit, por më kusht që të citohet së paku emri i autorit dhe titulli i veprës, eventualisht edhe data. Kemi rastin e romancieres se njohur Margaret Miçel për titullin e njohur "U Zhduk me Erën", ku pas 75 viteve e mori një autore tjeter vazhdimin e vepres, sepse kjo tani i perket Domenit public; apo secilit, me kushte qe te citohet emri i autorit se perndryshe i shkel te drejtat e "pronsisë intelektuale" dhe mund te padisin trashegimtaret e tije ose avokatet e tije apo edicioni i cili shpeshehere i mbron te drejtat e autorit. Fotografit te cilat i nxjerrim shpeshëhere nga interneti, i takojn dikujt, andaj duhet te citohet revista apo Fotoreporteri i cili e ka realizuar foton, por edhe me kete nuk mjafton nese autori ështe ende gjallë, andaj duhet kerkur leje nga autori për përdorimin e saj.

Simboli përDomen publik

Shqfaqjet publike në teritoret shqiptare

Redakto

Sipas ligjit shqiptarë (Republikës së Shqipërisë) kopje e filmit është një objekt material, në të cilin prodhimi ka marrë një formë të fiksuar me njërën prej teknikave të njohura dhe që producenti e ka materializuar për herë të parë[1].

Shiko dhe këtë

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ për kinematografi, neni 2[lidhje e vdekur], në internet prill 2007

Lidhje të jashtme

Redakto