Dosja e tmerrit
Dosja e tmerrit roman, Autori: Fran Camaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 288.
Sikundër edhe në romanet e tjerë Fran Camaj në qendër të romanit "Dosja e tmerrit" ka fatin e malësorit. Ngjarjet e tij zhvillohen në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, gjatë pushtimit nazifashist, në Mal të Zi. Paksa gotik në stil, romani fillon me një thes të bardhë. Ndeshim kështu një antitezë midis thesit të bardhë dhe gjëmës së zezë që ai fsheh. Gjetje e veçantë e Fran Camajt është zgjedhja e personazheve të cilët bartin një forcë të jashtëzakonshme. E, veçojmë këtu, figurën e Stanës, nëpërmjet së cilës kalojnë të gjithë personazhet e ngjarjet e tjera. Romani fillon me Stanën grua dhe mbyllet me Stanën plakë që ndahet nga kjo botë. Me një stil të veçantë, trajtesë të imtësishme të ngjarjeve e karaktereve, me një simbolikë domethënëse "Dosja e tmerrit" i sjell lexuesit shqiptar një roman interesant dhe cilësisht të mirëzgjedhur.