Down Syndrome Kosova(DSK) është organizatë jo qeveritare, e themeluar më 4 mars 2007 nga prindër të fëmijëve dhe personave të prekur nga Sindroma e Daunit. Kjo organizatë është e shtrirë me anë të shërbimeve të saj në 6 komuna: Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë.

Edhe në Kosovë ka shumë raste të njerëzve me Sindromë të Daunit (Down Syndrome). Pasi që numri me sindromë është rritur, janë krijuar OJQ (Organizata Jo Qeveritare) të shumta që janë në ndihmë të pa ndërprerë për personat në nevojë.

Misioni i DSK

Redakto

Misioni i kësaj organizate është në Mbrojtje dhe Respektim të drejtave të njerëzve me Sindromë të Daunit.Kjo dhe shumë organizata të tjera bëjnë aktivitete të ndryshme për personat me Sindromë.Me aktivitete merren ekspertë të kësaj fushe, të cilët në mënyrë specifike merren me këta persona.

Sindromi Daunit(Down Syndrome)

Redakto

Paraqet trisominë e çiftit 21 të kromozomeve. Këta persona që bartin këtë dukuri janë mutantë. Mutantët që bartin këtë mutacion i kanë 47 kromozome në qelizat trupore. Ndyrshe në literaturë Sindromi i Daunit quhet edhe Idiotia Mongoloide. Quhen kështu sepse pa marrë parasysh moshën që e arrijnë, ata kurrë nuk mund ta kalojnë koeficientin e intelegjencës të nivelit të idiotisë.

Simptomat

Redakto

Mutantët që bartin këtë mutacion, ata pa përjashtim i kanë sytë për nga forma si të mongolëve. Përndryshe këta mutantë përveç ngecjes mentale, ata kanë edhe sterilitet(Steril), do të thotë që nuk mund të lënë pasardhës. Por, këta persona kanë edhe ç'rregullime serioze në sistemin kardiovaskular dhe sistemin e tretjes.

Shkaku i shfaqjes së kësaj sëmundje

Redakto

Fenomeni vjen nga mosveçimi i kromozomeve gjatë anafazës 1 të mejozës sidomos tek femrat, përndryshe jetë gjatësia mesatare me sindromë të Daunit sillet në mes 10-14 vjet.