Prof. Dr. Beqir Ismaili ka përgatitur dhe publikuar në Egjipt dhe në Lindjen e Mesme një sërë librash, që e paraqesin problemin, tragjedinë, vuajtjet dhe nevojat e popullit shqiptar në Ballkan, që i trajtojnë këto probleme nga të gjitha anët dhe që i nxjerrin ato në dukje në arenën ndërkombëtare. Është ambasador i Republikës së Kosovës në Egjipt

Pjesë e krijimtarisë së tij, janë dhe mjaft libra e tituj me studime e kërkime shkencore, letrare, kulturore dhe shoqërore, nga fusha dhe disiplina nga më të ndryshmet, të shkruara në gjuhët shqipe dhe arabe.

Biografia

Redakto

Arsimimi

Redakto

Arsimin tetëvjeçar e ka kryer në Prishtinë (Kosovë), ndërsa të mesmin në Damask ( Siri) Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Arabe në Fakultetin e Gjuhës Arabe pranë Universitetit të Al Az’harit, në Kajro (Egjipt) Studimet dhe titujt pasuniversitarë. Ka kryer Magjistraturën në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan” në Kajro duke mbrojtur temën : “Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe”. Mbrojtës i titullit “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan” në Kajro, me temën : “Përhapja e gjuhës dhe e letërsisë arabe në Kosovë”. Laureat i titullit “Prof. Doktor i Shkencave” në Kajro, më 2004. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Lartë për Studime Islame në Kajro, duke marrë një “Diplomë për studimet e larta”. Studimet pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare – Tiranë,për mbrojtjen e diplomës paraqiti temën : “Politika ndërkombëtare e Muhamed Ali Pashës” - “Këndvështrim kritik për politikën e jashtme”.

Veprimtaria

Redakto

Është anëtar dhe bashkëpunëtor i shumë prej mediave të shkruara, kryesisht në fushat kulturore, gjuhësore, studimore dhe shkencore. Pjesën më të madhe të punës dhe të përpjekjeve i ka përqendruar në shërbim të çështjes kombëtare brenda dhe jashtë Kosovës, në Egjipt dhe në vende të tjera të botës arabe.

Funksionet e ushtruara

  • Përfaqësues zyrtar i Kosovës në Egjipt.
  • Përfaqësues i Qendrës për Informim të Kosovës në Lindjen e Mesme.
  • Përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Kajro.
  • Përfaqësues i Meshihatit Islam të Maqedonisë në Kajro. * Drejtues i Agjencisë së Informacionit “Alba-Press” në Kajro.
  • Korrespondent i disa gazetave, revistave dhe agjencive lajmesh të Republikës të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës.
  • Anëtar i shoqatës së përgjithshme të mjeteve të informacionit (qendra gazetareske) në Kajro.
  • Anëtar i shoqatës së gazetarëve të huaj në Kajro.
  • Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Egjiptit.
  • Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
  • Anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Letërsisë Islame
  • Anëtar i “Shoqatës Historike” të Egjiptit.
  • Anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Egjiptit {Shtëpia e Letrarëve}
  • Anëtar i Shoqatës së Filozofisë në Egjipt.

Veprat

Redakto

Prof. Dr. Beqir Ismaili ka përgatitur dhe publikuar në Egjipt dhe në Lindjen e Mesme një sërë librash, që e paraqesin problemin, tragjedinë, vuajtjet dhe nevojat e popullit shqiptar në Ballkan, që i trajtojnë këto probleme nga të gjitha anët dhe që i nxjerrin ato në dukje në arenën ndërkombëtare. Pjesë e krijimtarisë së tij, janë dhe mjaft libra e tituj me studime e kërkime shkencore, letrare, kulturore dhe shoqërore, nga fusha dhe disiplina nga më të ndryshmet, të shkruara në gjuhen shqipe dhe arabe.