Dragan Čović është politikan kroat i Bosnjës dhe Hercegovinës. President i HDZ në B dhe H , anëtar kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Nga viti 2002 deri 2005 ishte gjithashtu anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dragan Čović mbaroi shkollën fillore dhe të mesme të drejtimit mekanik të Mostarit. Pas shkollës së mesme u regjistrua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mostar, të cilin e përfundon në vitin 1979, duke fituar një diplomë në inxhinierisë mekanike. Pas diplomimit, në vitin 1980 filloi të punojë në kompaninë SOKO në Mostar dhe u zgjodh drejtor. Në vitin 1994 u punësua në pozitën e asistentit të lartë "Ekonomi dhe organizimin e prodhimit" në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Mostarit, dhe në vitin 1996 u emërua profesor asistent për lëndën "Zhvillimi i sistemit të prodhimit" në të njëjtin universitet. Profesor i asociuar u zgjodh në vitin 2000, dhe në vitin 2004 u emërua profesor në Universitetin e Mostarit. Që nga viti 2002, në Fakultetin Ekonomik në Mostar gjithashtu ligjëron në studimet pasuniversitare. Që nga viti 2007, Fakulteti i Filozofisë në Mostar ligjëron lëndën "Menaxhimin e Burimeve Njerëzore".