Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është agjencia qeveritare përgjegjëse për inspektimin dhe transferimin e mallrave të importuara dhe të eksportuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Autoritetet doganore kanë si përgjegjësi kryesore mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar për tregtinë e hapur e të drejtë në zbatim të politikave tregtare dhe atyre të sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare, që ndikojnë në tregti dhe në sigurinë e të gjithë zinxhirit tregtar dhe për këtë qëllim Autoritetet doganore synojnë mbrojtjen e interesave financiarë dhe mjedisorë të Republikës së Shqipërisë nga tregtia e padrejtë dhe e paligjshme, duke mbështetur ndërkohë aktivitetin e ligjshëm të biznesit; garantimin e sigurisë e të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe të banorëve të saj, si dhe mbrojtjes së mjedisit e, kur është e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e tjera; mbajtjen e balancës së duhur ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme.
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare Arkivuar 31 gusht 2009 tek Wayback Machine