Dushqet e Manastirit
Dushqet e Manastirit gjenden në afërsi të fshatit Djellas të komunës së Prespë të rrethit të Korçës, pranë objektit të kultit fetar të krishterë. Kanë trung me diametër rreth 80 cm, lartësi mesatare 10 m, moshë 550 – vjeçare. Ato përfaqësojnë një mbetje të pyllit të dendur të dikurshëm, zhdukur nga prerjet dhe mbikullotja. Në këtë aspekt kanë vlera shkencore (biologjike) didaktike dhe fetare. Vizitohet sipas rrugës automobilistike Korçë – Diellas.