Dyshimi Kartezian është një formë e skepticizmit metodologjik lidhur me shkrimet dhe metodologjinë e Rene Dekartit (1596-1650). Dyshimi kartezian është i njohur edhe si skepticizëm kartizian, dyshim metodik, skepticizëm metodologjik, dyshim universal, ose dyshim hiperbolik.

Rene Dekarti

Dyshimi kartezian është një proces sistematik për të qenë skeptik për (ose i dyshimtë) të vërtetën e besimeve të veta, që është bërë një metodë karakteristike në filozofi. Kjo metodë e dyshimit u përhap në masë të madhe në filozofinë perëndimore nga Rene Dekarti, i cili kërkoi të dyshonte në të vërtetën e të gjitha besimeve të tij për të përcaktuar se cilat besime mund të ishin të sigurta ishin të vërteta. Dyshimi Kartezian të cilën Dekarti e mori si pikënisje dhe pikëmbështetje të persiatjeve të tij filozofike ndryshon nga dyshimi i skeptikëve të tjerëve. Dyshimi Kartezian nuk e nënvlerëson mundësinë njohëse të arsyes apo mendjes ; përkundazi , Dekarti është racionalist dhe ka besim në mendje e njeriut si fuqi kuptimore dhe njohëse. "Dyshimi Kartezian" është dyshim metodik qëlliimi i të cilit është të avancojë njohjen, duke u mbështetur në të vërteta të qarta e të dallueshme , në të cilat nuk mund të dyshohet. Pra "Dyshimi Kartezian" ka për qëllim vendosjen e njohjes mbi një bazë të fortë.

Në veprat e tij të njohura "Bisedë mbi meto-dën" dhe "Meditacionet" , Dekarti tregon se për ta gjetur bazën e fortë të filozofisë , ka filluar të dyshojë në qdo gjë; së pari filloi të dyshojë në shqisa,pastaj edhe në gjërat tjera. Dekarti vajti aq larg sa që edhe për matematikën filloi të dyshojë, poashtu edhe për faktet astronomike dhe gjeometrike.

Teknika

Redakto

Metoda e Dekartit për dyshimin hiperbolik përfshinte:

  • 1.Duke pranuar vetëm informacionin që e dini se është e vërtetë
  • 2.Duke i kthyer këto të vërteta në njësi më të vogla
  • 3.Zgjidhjen e problemeve të thjeshta së pari
  • 4.Duke bërë lista të plota të problemeve të mëtejshme

Dyshimi hiperbolik do të thotë të kesh tendencën për dyshim, pasi është një formë ekstreme ose e ekzagjeruar e dyshimit. (Njohuria në kuptimin Kartesian do të thotë të dish diçka përtej jo thjesht të gjitha arsyeshme, por të gjitha dyshimet e mundshme.). Në "Meditacionet" e tij mbi Filozofinë e Parë (1641), Dekarti vendosi të dyshonte në mënyrë sistematike se çdo besim i tij ishte i vërtetë, , që nga fillimi, një sistem besimi i përbërë vetëm nga bindjet e vërteta. Një fragment nga vepra "Meditacionet"

Disa vjet kanë kaluar që kur unë u bëra i vetëdijshëm se kisha pranuar, madje edhe nga rinia ime, shumë mendime të rreme për të vërtetën, dhe për rrjedhojë, ajo që më pas mbështetja në parime të tilla ishte shumë e dyshimtë; dhe prej asaj kohe unë u binda për domosdoshmërinë e ndërmarrjes së një herë në jetën time për t'u çliruar nga të gjitha mendimet që kisha miratuar dhe për të filluar përsëri punën e ndërtimit nga themeli ...

                                                                                                                Rene Dekarti (1641) 

"Demoni Dinak"

Redakto

"Ndoshta zoti është ai që më shpien të bëjë gabim, saherë që dua të i numëroj anët e një katrori ose kur dua të i mbledhi 2 dhe 3". Ndoshta është gabim që Zotit të ia përshkruaj një gjë të tillë, por mund të ekzistojë ndonjë demon i keq po aq dinak dhe i gatshëm të mashtrojë sa edhe i fuqishëm , i cili e përdor të gjithë fuqinë për të më mashtruar. Nëse një demon i tillë ekziston , atëherë të gjitha gjërat që i shohë janë iluzione , të cilat i ka krijuar me qëllim që të më zë në lehtëbesimin tim.-thotë Dekarti.Pra mund të dyshoj në qdo gjë,por, megjithkëtë,ekziston diqka, në të cilën nuk mund të dyshojë asesi.-ky është mendimi im "

"Mendoj, pra jam"

Redakto

Motoja e njohur e lancuar nga Dekarti Cogito , ergo sum , është parimi i parë dhe e vërteta e parë, në të cilën mbështetet filozofia e njëmendtë.Mendoj , pra jam do të thotë vetëvetëdija , përkatësisht vetësiguria e vetëdijës.Në këtë mënyrë, Dekarti e theksoi sigurinë e subjektit të njohjes dhe pasigurinë e objektit të njohjes.Dekarti bëri që nga dyshimi të pasojë ajo që është e padyshimtë dhe më e sigurtë. Kështu Rene Dekarti ia vuri bazat filozofisë së re , moderne në trevën e Evropës Perëndimore.Bts

Referime

Redakto

[1]

  • Klein, Peter. "Skepticism". përmbledhur nga Zalta, Edward N. (red.). Stanford Encyclopedia of Philosophy. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Newman, Lex. "Descartes' Epistemology". përmbledhur nga Zalta, Edward N. (red.). Stanford Encyclopedia of Philosophy. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ Murtezai, Ekrem. Filozofia 11,12,13. Gjilan: Libri Shkollor. fq. 65. ISBN 978-9951-07-758-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)