Posta elektronike

(Përcjellë nga E-mail)
This is the stable version, checked on 29 qershor 2024. Template changes await review.

Posta elektronike, e-mail (nga anglishtja electronic a mail) ose posteli është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste bëhet shpërndarja e mesazheve elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre mesazheve është adresa e cila në vete përmban simbolin @(et). Posta elektronike, e-mail u shpik në vitin 1771 kur Ray Tomlison e shpiku dhe e zhvilloi, siç ne e njohim. Duke krijuar sistemin e Postës elektronike për rrjetin ARPANET ose Interneti. Ndërsa u bë publike në vitin 1983.

Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të mesazheve në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:

  • posta elektronike dërgon mesazhin brenda disa sekondash, pa marr parasysh distancën.
  • dërgimi i mesazheve me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike.
  • përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara)
  • standardi MIME, i lejon dërguesit të mesazhit elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera.
  • gjatë këmbimit të mesazhit nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.

Për dërgimin e mesazheve nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet e-mail adresa. Adresat e-mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (në anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.

Sistemi posteli nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së mesazhit. Gjatë rrugës që kalon mesazhi, ai mund të lexohet dhe përmbajtja e tij edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për mesazhet me përmbajte interesante për „shikuesin“ e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga „shikuesit“ e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së mesazhit, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i mesazhit. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të mesazhit për të dy palët.

Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të mesazheve, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që mesazhet elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të mesazheve.

Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike.

Posta elektronike nënkupton çfarëdo mesazhi në formë teksti, zërit, tingullit ose imazhi, të dërguar me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi -marrësi.[1]

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ LIGJI PËR SHËRBIMET E SHOQËRISË INFORMATIKE Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine