Ligji i Bashkimit Evropian
(Përcjellë nga E Drejta e Bashkimit Evropian)
Ligji i Bashkimit Evropian është një sistem juridik unik i cili vepron së bashku me ligjet e shteteve anëtare në Bashkimin Evropian (BE). BE ka ligje që kanë efekt të drejtpërdrejtë brenda sistemit ligjor të shteteve anëtare, dhe mbizotëron ligjin vendor në shumë fusha, veçanërisht në fushat të mbuluara nga Tregu i Lirë. BE nuk është një qeveri federale; Gjykata Evropiane e Drejtsisë e ka përcaktuar një Komunitet që përbën "një mënyre të re ligjore" në të drejtën ndërkombëtare. Ajo disa herë është konsideruar si ligj supernacional. Aktualisht ka 500 milion qytetarë të BE-së në 28 vendet anëtare që i nënshtrohen ligjit të BE-së, duke e bërë atë një nga sistemet ligjore moderne më të përfshira në botë.