E drejta e informimit për dokumentet publike
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
E lidhur me çështjen e gjykimeve publike është edhe e drejta e informimit për dokumentet publike. Transparenca dhe e drejta e informacionit publik janë elemente kyç në një shoqëri demokratike dhe shërbejnë për t’i dhënë medias, shoqërisë civile, dhe institucioneve të tjera të interesuara mjete për të analizuar se si menaxhohen pushteti dhe burimet e shtetit. E drejta e informacionit reflektohet në dokumentat ndërkombëtarë si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNj, neni 19), Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP) dhe Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNj, neni 10).
Kushtetuta e Shqipërisë siguron të drejtën e informacionit dhe përcakton se kushdo ka të drejtë të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore (neni 23 i Kushtetutës). Kjo e drejtë parashikohet më detajisht edhe në Ligjin për të drejtën e informimit.
Vendimet përfundimtare siç janë gjykimet/vendimet e gjyqit do të përgatiten paraprakisht në pritje të kërkesës nga publiku. Gjithashtu duhen parapërgatitur kopje të dokumenteve zyrtare që i janë dhënë më parë të paktën një personi dhe që autoriteti beson se do të jenë me interes për persona të tjerë. Sipas nenit 105 të Kodit të Procedurës Penale cilido mund të marrë kopje ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta. Kërkesat shqyrtohen nga organi i cili po e heton apo po e gjykon çështjen. Një "vërtetim", konfirmon përmbajtjen e dosjes apo përmbajtjen e dokumentave të veçantë në dosje, duke i dhënë personit të interesuar të drejtën për t'u informuar rreth përmbajtjes së dosjes, edhe nëse jo shprehimisht të drejtën për të parë dosjen.[1]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ E drejta e informimit për dokumentet publike; Amëza: gjkr.gjykata.info Arkivuar 12 gusht 2007 tek Wayback Machine, qershor 2007