E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias
E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias është libër, ese nga Kolec Traboini[1] Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine, që lidhen me të vërtetën e studiuesit arvanitas Aristidh P. Kolia (1944-2000) si dhe të popullsisë arvanitase në Greqi, të cilës racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke (si në të djeshmen historike por edhe në të përditshmen aktuale) përpiqet me të gjitha mjetet ti shuaj indentitetin si popull, si gjuhë, si kulturë e tradita. Aristidh Kolia ishte ai që qoftë si president i arvanitasve të Greqisë, qoftë si shkrimtar, studiues, historian publiçist, zgjoi popullin e vet dhe e vuri në udhën e dinjitetit historik e në këtë pikpamje ai është Prometeu i Arvanitasve. Dhe për këtë ata e vranë, së pari fizikisht e së dyti, përjetojnë dëshirën e eger që sa të jetë e mundur, të vritet moralisht edhe vepra e tij shumëdimensionale. Me studiuesin Kolia, autori pati rastin të njihet personalisht gjatë kohës që jetonte në Athinë dhe të krijojë një miqësi të vërtetë, njohje që i sherbeu për të paraqitur një sërë artikujsh në të cilat shfaqet jo vetëm universaliteti i ideve të Aristidh Kolias por edhe të shtjellohet me tej idea se përse këtë personalitet të madh e vranë në mënyrë të sofistikuar siç historikisht kanë vrarë edhe udheheqës të tjerë arvanitas, herë me plumb pas shpine, herë me helm në kafe e në kohrat moderne me radioaktivitet vdekjeprurës. Në 310 faqet e librit përmblidhen edhe ese e shkrime të tjera relevante, që kanë të bëjnë me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, aspekte historike e aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, mbi artin e letersinë etj. Është botuar në Tiranë 2005.