Ebu el-Velid
Ebu el-Valid Abdulaziz bin Saeed bin Ali El Ghamdi (Arabisht: أبو الوليد عبد العزيز بن سعيد بن علي الغامدي) ishte arab prej fisit Ghamdi i cili ka luftuar si muxhahid në Azinë Qendrore, Gadishullin Ballkanik dhe në Kaukazin Verior. Ai u vra më 16 prill 2004 nga forcat federale ruse në Çeçeni.
Në vitin 2002 ai mori përsipër komandant të një njësie autonome, e përbërë kryesisht nga muxhahidët jo-çeçenë, pas vdekjes së Ibn el-Hatabit më 20 mars 2002.
Ebu el-Velid u akuzua nga rusët për sulmet terroriste ndaj civilëve dhe prentenduan si agjent i inteligjencës saude, Vëllazërisë Myslimane ose nga ushtarët e al-Kaidës.[1]
Jeta e hershme
RedaktoEbu el-Velid lindi në vitin 1967, u rrit në fshatin e el-Halit afër qytetit të Balxhureshi në jugperëndim të Arabisë Saudite. Në fshatin e tij, babai i tij ishte imam i njohur. Djali lindi në një familje të madhe si një nga njëmbëdhjetë djem. Vëllezërit e tij kanë thënë se në rininë e tij lexonte libra fetare dhe studionte Kuranin.[1]
Në vitin 1986, kur Velidi ishte 16 vjeç, ai morri leje nga prindërit për të luftuar në rrugë të Zotit në Afganistan. Ai u bashkua muxhahidëve për të luftuar kundër forcave ruse. Dy vite të tjera kaloi në trajnim në Maktab al-Khidamat, organizatë e themeluar nga Abdullah Azzam dhe Osama bin Laden. Në vitet e 90-ta, lëvizja do ta dërgonte atë në Ballkan, ku luftoi së bashku me muslimanët boshnjak në Luftën e Bosnjës; Taxhikistan, ku ai asistoi rebelët myslimanë në Luftën Civile dhe përfundimisht në Çeçeni, ku u bashkua me një grup të quajtur muxhahidët arab. Ky grup u organizua dhe ishte udhëhequr Ibn el-Hatabi.[1]
Ai ishte i martuar me një grua çeçene. Ata kishin dy fëmijë.
Vdekja
RedaktoEbu el-Velidi u vra nga Batalionet Speciale "Lindje" e Sulim Jamadajev[2] në Çeçeni më 16 prill 2004. Pas bombardimeve të rënda që kishte kjo zonë, snajperistat e sulmuan papritur dhe vran el-Velidin.[3]
Vëllai tij Ali El Ghamdi ka thënë se Ebu el-Velidi u zu pritë dhe u qëllua nga forcat ruse në një pyll afër fshatit Tsa-Vedeno. Aliu tha se shokët e el-Velidit e fshehë trupin e tij nga forcat ruse në pyll dhe më vonë e varrosën. Dëshira e Ebu el-Velidit nuk ishte që ta filmonin pas vdekjes së tij.
Vladimir Putin e shpalli Jamadajev si "Hero i Federatës Ruse" në vitin 2005.[2]
Referime
Redakto- ^ a b c "Amir Abu al-Walid and the Islamic Component of the Chechen War". Central Asia – Caucasus Analyst. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2012. Marrë më 3 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Going in hard with the guerrilla hunters of Chechnya". The Sunday Times. 15 maj 2005. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 10 korrik 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ABU HAFS AL-URDANI: THE QUIET MUJAHID". North Caucasus Analysis Volume: 6 Issue: 5. 1 shkurt 2005. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2012. Marrë më 11 korrik 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)