Edith Harxhi ka lindur në Tiranë dhe është specialiste në fushën e shkencave politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo ka studiuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe. Më pas, ka kryer vitin e parë të Doktoraturës (Ph.D.) në Universitetin Bilkent të Ankarasë[1].

Momentalisht ajo është drejtoreshë ekzekutive të organizatës "think tank" të pavarur Albanian Policy Center[2]. Kjo organizatë është e përqendruar në analizën dhe kërkimet të çështjet ndërkombëtare, politikën e jashtme, qeverisjen shqiptare, sigurinë dhe marrëdhëniet midis vendeve të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet e tyre evropiane dhe transatlantike.

Karriera politike

Redakto

Pas studimeve universitare ajo u zhvendos në Turqi ku punoi si zëvendësambasadore në ambasadën shqiptare në Ankara. Më pas, ajo punoi në Kosovë me Kombet e Bashkuara në çështjet gjinore, ku në partneritet me grupet e grave nga parlamenti dhe shoqëria civile hartoi Ligjin e parë të Barazisë Gjinore të Kosovës[3]. Edith Harxhi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lobimin e pavarësisë së Kosovës. Ajo ka mbajtur funksionin e zëvendësministres së Punëve të Jashme në vitet 2005-2013. Gjithashtu, ajo ka qenë përgjegjëse në marrëdhëniet e diplomacinë ndërkombëtare si dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Jeta personale

Redakto

Harxhi është e martuar me një doktor shkencash në genetikë veterinare, Guven Guneren, në vitin 1997 në Ankara, me origjine shqiptare nga qyteti i Manastirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. [4] Prej 8 vitesh, ajo jeton në periferi të Tiranës, në fshatin Ibë. [5]

Burim i të dhënave.

Redakto
  1. ^ Arkiva Mediatike Shqiptare[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Një mesazh nga Drejtorja Ekzekutive e Albanian Policy Center Znj. Edith Harxhi". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 26 shkurt 2016.
  3. ^ News, A2 (21 maj 2021). "Kush është Edith Harxhi, gruaja që synon t'i marrë vendin Bashës?". {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Klan, RTV (16 mars 2017). "Edith Harxhi, nje profil pertej politikes!".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Klan, RTV (6 qershor 2021). "Gjysma Ime - Dashuria shqiptaro-turke, Edith Harxhi dhe Guven Guneren".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)