Edlira Çepani
Edlira Çepani është juriste me profesion dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Aktualisht është Koordinatore Kombëtare e Rrjetit të Grave "Barazi në Vendimmarrje"[1], një rrjet i grave dhe vajzave në politikë dhe vendimmarrje, nga të gjitha partitë politike (50% nga e majta dhe 50% nga e djathta), media, biznesi dhe shoqëria civile. Ky Rrjet, i pari i këtij lloji në Shqipëri, krijuar në vitin 2008, është tashmë një zë i fortë për fuqizimin e barazisë gjinore në vend.
Aktivitete si aktiviste
RedaktoPër kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe barazinë gjinore në Shqipëri, në vitin 2022 i është akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekorata “Për merita të veçanta civile”[2]. Në vitin 2019 është nominuar “Ambasadore e Albanian Excellence” dhe pjesë e 100 grave të suksesshme shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2017 i është akorduar tituli “Ambasadore e Paqes” nga Federata Botërore e Paqes. Gjatë punës me Rrjetin “Barazi në Vendimmarrje” në vijim të nismave dhe mekanizmave inovativë të fuqizimit të grave nëpërmjet teknologjisë së informacionit, është nominuar 2 herë në 5 finalistët e parë në rang botëror të Gem Tech Award.
Znj. Çepani është angazhuar aktivisht si trajnere dhe mentore në fusha të ndryshme, të lidhura me barazinë gjinore, lidershipin, komunikimin politik, të folurën në publik, teknologjinë e informacionit dhe aktivizmin, të drejtat e njeriut, advokacinë, qeverisjen vendore, tregun e punës, raportimin e ndjeshëm gjinor në media dhe menaxhimin e ciklit të projekteve, në nisma kombëtare dhe ndërkombëtare të mbështetura nga UN, NED, USAID, OSBE, Komisioni i BE -së, UNDP, etj. Ajo është angazhuar gjithashtu si folëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, politikën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Gjatë viteve të para të karrierës së saj në fushën e avokatisë ajo ka qënë pjesë e nismave ligjore dhe ekonomike me impakt për vendin ndërkohë që punën si pjesë e shoqërinë civile, e ka nisur duke kontribuar aktivisht për fuqizimin e të rinjve dhe duke qenë iniciatore e politikave dhe nismave për punësimin dhe të drejtat e të rinjve, veçanërisht në nisma gjithëpërfshirëse për procesin e "kthimit të trurit", si themeluese dhe drejtuese për shumë vite e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë (AS@N).[3] Rrjeti AS@N ka qënë e para organizatë në Shqipëri që ka ndërmarrë nismën për të integruar internshipet (praktikat e punës) si eksperienca të nevojshme dhe të vlefshme për studentët dhe të rinjtë si hap i rëndësishëm i integrimit në tregun e punës.
Paralelisht me angazhimin si aktiviste për të drejtat e njeriut, Edlira ka kontribuar edhe në promovimin e diplomacisë ekonomike në Shqipëri, në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri.
Si drejtuese e disa organizatave kombëtare e ndërkombëtare që operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, Edlira ka kontribuar për zhvillimin dhe rindërtimin e qendrave shëndetësore dhe shkollave e kopshteve në zonat rurale në Shqipëri, si dhe është angazhuar në shumë nisma dhe fushata vullnetare për ndryshime sociale, duke ndihmuar komunitetet në nevojë, duke mbështetur nismat për mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e kafshëve, trashëgiminë kulturore, etj.
Jeta personale
RedaktoEdlira Çepani është e martuar me Gerti Boganin dhe së bashku kanë 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. [4]
Publikime
Redakto- Gjinia, Përfaqësimi dhe Partitë e Djathta, 2022 Arkivuar 24 maj 2023 tek Wayback Machine
Aksesi i grave në partitë e krahut të djathtë në 6 vende të SHBA dhe BE dhe Shqipëri, mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci, bashkë-eksperte.
- BAROMETRI GJINOR në Pushtetin Vendor, 2022 Arkivuar 24 maj 2023 tek Wayback Machine
Raport Kombëtar për 61 Bashkitë e Shqipërisë, mbështetur nga Helvetas Swiss InterCooperation Albania, bashkë-eksperte.
- Raport për situatën e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore për vitin 2021 Arkivuar 24 maj 2023 tek Wayback Machine
Raport Kombëtar i mbështetur nga Helvetas Swiss InterCooperation Albania – bashkë-eksperte.
Raport Monitorimi i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, bashkë-eksperte.
- Gjinia, Paratë dhe Politika, në Zgjedhjet Parlamentare 2021, Shqipëri
Studim i mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), bashkë-eksperte.
- “Raport Kombëtar për Shërbimet Vendore për Dhunën me Bazë Gjinore në 61 Bashkitë e Shqipërisë gjatë Pandemisë COVID-19” Arkivuar 24 maj 2023 tek Wayback Machine
Raporti Kombëtar, i mbështetur nga Helvetas Swiss InterCooperation Albania, bashkë-eksperte.
- Çështjet Gjinore në Media – Analizë e Pëmbajtjes Seksiste në Media, Arkivuar 24 maj 2023 tek Wayback Machine 2022
Raport Studimi – Mbështetur nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, bashkë-eksperte.
- Mbulimi Mediatik i Kandidatëve - Fushata Zgjedhore, Arkivuar 24 maj 2023 tek Wayback Machine 2021
Raport Monitorimi - mbështetur nga National Endowment for Democracy, bashkë-eksperte.
- Gratë, Paratë dhe Politika, në Zgjedhjet Parlamentare 2017 Arkivuar 18 gusht 2018 tek Wayback Machine
Studim i mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), bashkë-eksperte.
- Aleanca e Grave Deputete - Legjislatura 2013 -2017 – Arritjet, Sfidat & Praktikat më të mira
Raport Kombëtar i mbështetur nga UN Women Albania, eksperte.
- Fuqia Vendimmarrëse e Grave Këshilltare Vendore në Shqipëri, 2016
Studim i mbështetur nga PNUD në Shqipëri, bashkë-eksperte.
Mbështetur nga USAID & Assist Impact, bashkë-eksperte.
- “TIK dhe Gratë në Shqipëri / Politika 2.0”
Studim i mbështetur nga SIDA International – ICT 4 Women Project, bashkë-eksperte, 2013.
- Manuali Politik 2.0 mbi përdorimin e TIK-ut për gratë kandidate politike gjatë fushatave zgjedhore
Mbështetur nga SIDA International – Projekti ICT 4 Women, bashkë-eksperte, 2012.
Referim
Redakto- ^ "Platforma Gjinore". Platforma Gjinore. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2023. Marrë më 13 qershor 2023.
- ^ "Presidenti.al".
- ^ "Rrjeti Asan".
- ^ Shqiptarja.com. "Shqiptarja.com".
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)