Edmond Haxhinasto
Edmond Haxhinasto lindi në Tiranë, më 16 nëntor 1966.[1]
Jeta e hershme
RedaktoEshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, në degën Anglisht, në vitin 1989. Në vitin 1996, mori titullin Master në Administrim Biznesi për nivelet Ekzekutive, në Slloveni, ndërsa në vitin 2000, kreu Master në Politikë Publike, nga Shkolla “Woodrow Wilson” e Universitetit Princeton, në SHBA.
Karriera politike
RedaktoNë vitin 2004 ishte ndër themeluesit e Levizjes Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdheniet Ndërkombëtare, Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar, si dhe postin e Zëvëndëskryetarit. Z. Haxhinasto është anëtar i Kryesisë së LSI-së, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit.
Gjatë viteve 2009–10 ka shërbyer si zëvëndësministër i Punëve Publike dhe Transporteve. Më pas gjatë periudhës 2010–12 ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.[2] Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Nga janari 2011 deri në prill 2013, ai mbajti postin e zëvëndës-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Ai ka shërbyer në disa detyra të tjera të rëndësishme si: Përfaqësuesi i Qeverisë në Grupin e Menaxhimit të Emergjencave të ngritur për situatën e Refugjatëve kosovarë në Shqipëri, Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit të Shqipërisë, i Ngarkuar me Punë i përhershëm në Ambasadën Shqiptare në Beograd.
Në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.[3]
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Edmond Haxhinasto". Deputetim.al. 3 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2019. Marrë më 8 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kush është Edmond Haxhinasto, ministri i ri i Jashtëm me ikjen e Metës". Lajme.gen.al. 13 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2019. Marrë më 8 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dorëhiqet Edmond Haxhinasto, Sokol Dervishi, ministër i ri i Transporteve". BalkanWeb.com. 2 shtator 2016. Marrë më 8 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)