Edor Kabashi, është shkenctar Shqiptar dhe Kanadez.

Edor Kabashi, shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Durrës, ndërsa në vitin 1995 shkoi per studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai mori çmimin e Presidentit Bill Clinton si një nga studentët më të mirë të Amerikës.[1]Me pas, ne vitin 1998 emigroi bashke me familjen ne Kanada.

Studioi për biologji dhe psikologji në Mount Saint Mary’s College në Emmitsburg, Maryland, SHBA. Më vonë studimet i vazhdoi në Universitetin e Sorbones, Francë e më pas në McGill University ,Montreal - Kanada ku u diplomua në biologji në vitin 2000. Në McGill Edori në vitin 2006 mori gradën doktor i shkencave (PhD) në neurologji dhe neurokirurgji. Në vitet 2008 dhe 2011 fitoi çmimin “Brain Star” nga Instituti i Kërkimeve në Fushën e Shëndetit - Kanada.

Prej vitit 2011, ai drejton grupin kërkimor në departamentin e sëmundjeve neuro¬degjenerative, në Institutin e Neuro¬shkencës në Paris, Francë. E për sukseset e tij në fushën e shkencës duket që do të dëgjojmë edhe më vonë.

Kabashi ka marrë çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015.[2]

Paulo Gontijo Institute i akordoi Edorit Cmimin Internacional ne Mjekesi per vitin 2016 per kerkimet e tij mbi semundjen ALS.

Burimi

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2016. Marrë më 23 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ hhttp://newsbomb.al/index.php/component/k2/item/12394-kush-eshte-edor-kabashi-shqiptari-qe-u-shpall-shkencetari-me-i-mire-ne-te-gjithe-bote

3. https://www.ata.gov.al/studiuesit-shkencor-te-als-edor-kabashit-i-jepet-cmimi-nderkombetar-pg-per-mjekesine/[lidhje e vdekur]