Eduard Sulstarova akademik, një nga profesorët më të përkushtuar të Universitetit e të Akademisë së Shkencave, i cili jetën e tij ia kushtoi sizmologjisë.

Ai u shqua për kontributin e madh në ngritjen e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, të kuadrit dhe të shkencëtarëve të rinj; për drejtimin me sukses për vite me radhë të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave, si edhe për një veprimtari të gjerë botuese në fushën e shkencës.

Për veprimtari të gjatë frutdhënëse në fushën e shkencës, akademiku Eduard Sulstarova, është nderuar me titullin "Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës" nga Presidenti i Republikës.

U nda nga jeta më 15 janar 2014.