Eduart Qirjako Kostëdhima
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Eduart Qirjako Kostëdhima Ka lindur më 10.11. 1968 në Piqeras të Sarandës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës. Ra në krye të detyrës me 22.03.1991, së bashku me pilotin Fluturim Molla, ndërsa fluturonte me avionin reaktiv dy vendësh MIG-15, afër rajonit të Stan-Karbunarës në Lushnjë. Me vendim të Këshillit të Rrethit të Durrësit Nr.49, datë 23.12.1994 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezate Dëshmorëve të Kombit në Durrës.