Edward Cave
Edward Cave (lexo: Eduëd Kejvë), (27 shkurt 1691 – 10 janar 1754), ishte një redaktor, botues dhe printues anglez. Në magazinën The Gentleman's Magazine ai krijoi "revistën" e parë të përgjithshme në kuptimin modern.
Cave lindi në Newton afër Rugby, Warwickshire dhe e vijoi shkollën gramatikore aty, por u përjashtua pasi u akuzua që kishte vjedhur nga drejtori. Ai kishte një numër profesionesh, përfshirë tregtar druri, reporter dhe printues. Ai bindi idenë e një reviste që do të mbulonte çdo temë për të cilën publike i edukuar ishte i interesuar, nga tregtia tek poezia, dhe u përpoq të bindte disa printues dhe librashitës Londinez për ta përkrahur. Kur e pa se askush nuk shfaqi interesim, Cave e mori përsipës vetë. The Gentleman's Magazine u lëshua më 1731 dhe shpejt u bë më revista më e imituar dhe më me ndikim e kohës së saj.
Cave ishte një biznesmen i zgjuar. Ai përkushtoi të gjithë energjinë e tij revistës, dhe rrallë largohej nga zyrat e saj në St John's Gate, Clerkenwell. Ai përdori një numër të madh kontribuesish, ku veçohej Samuel Johnson, i cili gjithmonë i ishte mirënjohës Caveit që i kishte mundësuar punësimin për shumë vjet. Cave kontribuonte edhe vetë në pjesët e revistës nën pseudonimin Sylvanus Urban.
Cave vuajti nga gout. Ai u varros në Kishën e Shën. Xhejmsit në Clerkenwell.
Lidhje të jashtme
Redakto- Online page images of Gentlemen's Magazine the first twenty volumes, from v1 1731 through v20 1750
- Daily Life in Georgian England as Reported in the Gentleman's Magazine