Prof Dr. Ejup Statovci ishte Profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 e deri më 1997.

Biografia

Redakto

Prejardhja

Redakto

Ejup Statovci është lindur më 16 prill të vitit 1940 në Fshatin Prugovc të Prishtinës. Shkollën fillore e ka kryer në Fshatin Besi të Prishtinës, kurse Shkollën Normale e përfundoi në Prishtinë në vitin shkollor 1959/1960.

Studimet dhe jeta Profesionale

Redakto

Pas përfundimit të Shkollës Normale, 14 muaj ka pununar si mësues në Shkollën Fillore në Besi. Në vitin shkollor 1961/1962 është regjistruar në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku është diplomuar më 30 mars të vitit 1966. Pas kësaj, ai ka lidhur marrëdhënie pune së pari në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Prishtinë, dhe më pas ka kaluar në Sekretariatin Krahinor të Financave (Seksioni për marrëdhënie pronësore – juridike). Në vitin 1968 Ejup Statovci si jurist i diplomuar, u zgjodh Asistent i Fakultetit Juridik-Ekonomik të Prishtinës për Lëndë Civile. Në vitin Akademik 1970/1971, Ejup Statovci qe autorizuar të mbajë ligjerata nga lënda: “Pjesa e përgjithshme e të Drejtës Civile dhe e Drejta Sendore”, si dhe ligjerata nga “E Drejta Private Ndërkombëtare”. Në vitin 1971, është zgjedhur Docent. Në vitin shkollor 1968/1969 është regjistruar në studimet post-diplomike në Fakultetin Juridik të Zagrebit/Kroaci. Ka magjistruar më 26 qershor të vitit 1971. Me vendim të Pleqësisë Shkencore – Pedagogjike të Fakultetit Juridik të Lublanës/Slloveni të datës 24 shkurt 1972, Ejup Statovcit i është pranuar Tema për disertacionin e Doktoraturës, të cilën e mbrojti me sukses më 19 qershor të vitit 1974 dhe me këtë fitoi shkallën shkencore doktor i shkencave juridike. Në vitin 1975 është zgjedhur profesor inordinar për lëndën: “Pjesa e përgjithshme e së drejtës civile dhe e drejta sendore”. Në vitin 1980 është zgjedhur profesor ordinar në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Prof. Dr. Ejup Statovci ka qenë Kryetar i Pleqësisë së Fakultetit Juridik, drejtor i Studimeve Postdiplomike për gati katër vite. Pastaj, Dr. Ejup Statovci ushtroi edhe detyrën e Drejtorit të Institutit të studimeve juridike të Fakultetit Juridik. Në vitin 1989 si Drejtor i këtij Instituti i organizoi dy simpoziume shkencore dhe botoi dy monografi për statusin kushtetues të Kosovës. Prof. Dr. Ejup Statovci ka qenë anëtarë i Pleqësisë së Universitetit të Prishtinës. Ka qenë anëtarë i Komitetit organizativ të Seminarit Ndërkombëtar “Universiteti Sot” në Dubrovnik/Kroaci. Prod. Dr. Ejup Statovci ka ushtruar edhe detyra të tjera. Ka qenë sekretar i Redaksisë së “Buletinit të Fakultetit Juridik të Prishtinës”; ka qenë anëtar i Këshillit Botues të Revistës “Përparimi” dhe anëtarë i Redaksisë së revistës – publikacionit “Universiteti Sot”. Ka qenë Kryeredaktor i Revistës “E drejta – Pravo” dhe Kryeredaktor përgjegjës i “Përmbledhjës së punimeve” të Fakultetit Juridik.

Prof. Dr. Ejup Statovci përdorte gjuhët Frenge dhe Ruse, kurse Gjuhën Angleze e zotëronte mirë.

Me qëllim përsosjeje shkencore e profesionale, në Vitin 1976 Dr. Statovci ka qëndruar 6 muaj në Universitetin e Kembrixhit (Cambridge University) në Britaninë e Madhe. Për qëndrim studiues ka qenë në Oksford, në Tiranë e Paris, ku ka qëndruar një kohë të caktuar. Si bursist i Fullbrajtit, Prof. Dr. Ejup Statovci gjatë vitit 1979/1980 qëndroi në Universitetin e Harvardit (SHBA) në cilësinë “Visiting Scholar". Ndërkaq, në periudhën prej 1 prillit deri më 30 qershor të vitit 1985 Dr. E. Statovci qëndroi në Universitetin e Kembrixhit (Angli), ku qe i nderuar duke u zgjadhur anëtarë i Fakultetit Juridik. Për punën e tij shkencore Prof. Dr. Ejup Statovci në vitin 1980 ka marrë shpërblimin e Dhejtorit.

Rektor i Universitetit të Prishtinës 1991 - 1997

Redakto

Nga 26 nëntori 1991 e deri më 31 dhjetor 1997, Prof. Dr. Ejup Statovci ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës. Gjatë asaj kohe u angazhua me tërë qenien për shpëtimin e Universitetit të Prishtinës nga mbyllja e tij nga okupuesi Serb. Ai me punën e tij kontribuoi shumë në vazhdimin e punës, në organizimin, në institucionalizimin juridik të Universitetit duke nxjerrë Dekretligjin mbi shkollimin e lartë dhe duke nxjerrë Statutin e Universitetit; duke e transformuar atë në një Universitet të kohës sipas përvojës evropiane dhe botërore, duke e afirmuar dhe pranuar atë brenda dhe jashtë si Intitucion shtetëror. Prof.Dr. Ejup Statovci pa kundërshtim është arkitekti kryesor i ndërtimit të Universitetit të Prishtinës gjatë gjashtë viteve të tij nën okupim. Universiteti jo vetëm që mbijetoj, por e mundi okupatorin e egër klasik. Unversiteti e ndërtoi vetën dhe shtetin e Republikës së Kosovës. Kjo është një punë e madhe të cilën do ta vlerësojë Historia; do ta vlerësojë mendja krijuese.

Për punën e tij të madhe dhe vetmohuese, për Kontributin e veqantë që dha si Rektor i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Ejup Statovci, më 15 shkurt 1999 shpërblehet me “Mirënjohje” të Universitetit të Prishtinës. Ishte kjo koha sa ende jetonte. “Mirënjohje” post Mortum “për kontributin e veqantë për rifillimin e punës së Universitetit të Prishtinës dhe për udhëheqjen e tij në kushte të jashtëzakonshme në periudhën 1991-1997”, iu nda edhe me rastin e 30-Vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 16 maj 2000.

Tituj të veprave

Redakto

Nderime

Redakto

Për punën e tij të madhe dhe vetmohuese, për Kontributin e veqantë që dha si Rektor i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Ejup Statovci, më 15 shkurt 1999 shpërblehet me “Mirënjohje” të Universitetit të Prishtinës. Ishte kjo koha sa ende jetonte. “Mirënjohje” post Mortum “për kontributin e veqantë për rifillimin e punës së Universitetit të Prishtinës dhe për udhëheqjen e tij në kushte të jashtëzakonshme në periudhën 1991-1997”, iu nda edhe me rastin e 30-Vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 16 maj 2000.

Mirënjohjet

Redakto
  • ,
  • , ,
  • , ,

Burim i të dhënave

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto