Eklent Kaçi ka lindur në Laç, Kurbin, më 29 janar 1999. Kampion bote në bilardo “US Open 8-Ball”. E ka nisur sportin e bilardos në moshën 8-vjeçare. Në moshën 11-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në kampionatin kombëtar për të rinj dhe fitoi, duke u shpallur kampion i Shqipërisë për moshat U18.