Ekolëvizja
Ekolëvizja është organizatë mjedisore e krijuar në Shqipëri më janar 2004, me shtrirje mbarëkombëtare, që punon për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Grupimi u krijua si rezultat i domosdoshmërisë së forcimit të zërit dhe veprimit të shoqërisë civile në këtë fazë të zhvillimit të vendit, kur ndodhin dëmtime në mjedis, zhvillime jo miqësore me të, me kosto të lartë për të ardhmen e vendit.
Qëllimi
RedaktoTë bashkojë dhe forcojë zërin e shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të bëhet faktor në proceset vendimmarrëse, përmes forcimit të integritetit të rrjetit të shoqatave mjedisore, rritjes së cilësisë së veprimtarive, zgjerimit të pjesëmarrjes, informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut.
Motoja
RedaktoMotoja e “Ekolëvizjes” është: Sensibilizim, reflektim, ndërgjegjësim dhe veprim