Ekonomia e Gjakovës
Ekonomia e Gjakovës përbëhet kryesisht nga blegtoria dhe bujqësia, tregtia e ultë si dhe disa punishte të llojit të manifakturës të cilat kryesisht prodhojnë për nevojat e qytetit produkte të bazuara në lëndë të importuar.
Historia
RedaktoZanafillët e ekonomisë së qytetit duket të jenë në fushat dhe kullosat e fshatarëve si dhe këmbimi i tyre para formimit të qendrës tregtare në fushën e Jakovës. Ndërsa kjo qendër ngritët në qendër rajonale rreth viteve 1594/1595, vite të cilat merren edhe si vite të themelimit të qytetit. Kështu që rreth vitetve 1660, në qende të qytetit kishte lulëzuar hoteleria si dhe dyqanet në të cilat bëhej edhe finalizimi i produkteve të ndryshme të kohës, me të cilat i mbulonin kërkesat e tregut në hapësirën e Gjakovës si dhe të rrethnës së saj. Më vonë, nga prodhimet e daluara nga ekonomia e Gjakovës mbulohej edhe tregu i malësi së Gjakovës. Gjatë kohës së Rilindjes, qyteti kishte të zhvilluar disa degë të ekonomisë feudale ndërsa tregtia zhvillohej në rreth 1.000 dyqane. Gjatë kësaj kohe përmendet sistemi ekonomik i esnafe. Në vitet pas luftës së dytë botërore, ekonomia kishte rënë dhe dominonte ekonomia e kontrabandës. Me përforcimin e sistemit të vendosur Jugosllavë, diku para viteve 60 të shekullit të kaluar, sidomos pas kalimit të kohës së shtetzimit dhe serbizimit të pronave shqiptare, të quajtura nga komunistët si reforma agrare dhe sidomos pas viteve '68 të shekullit të kaluara, plani ekonomik i qytetit fillon të pregatitet. Plani i pregatitur fillon të zbatohet në praktik pas vitit 1974. Kështu ekonomisë së Gjakovës ërpos industrializimit të degëve ekzistuese i shtohen edhe disa degë të reja siq është p. sh. : industria e metaleve, industria e tekstilit etj. Mirëpo ky zhvillim fillon të ngecë pas vitit 1981 dhe të ndërprehet plotësisht pas vitit 1985. Pas këtij viti fillon ngecja e plotë dhe pas futjes së masave të dhunëshme nga qeveria e Serbis fillon shkatrrimi i ekonomis.
Kështu gjatë kësaj periudhe dhe periudhës së luftës ndërmarrje të shumta pësuan dëmtime të rënda, si p.sh Industria metalike “Metaliku” me repartet e përpunimit të telit, gypave, energjetika, transporti, “Sistemi” etj. pësojnë dëme në vlerë prej 5.716.600 DEM[1], ndërmarrja “Gorenje Elektromotori” në vlerë prej 781.5000 DEM, Industria e enëve “EMAL” prej 8.000 DEM, Ndërmarrja e teflonit “ENA” prej 128.220 DEM dhe Fonderia etj. Dëmet e shkaktuara gjatë luftës llogaritet të jenë 781.500 DEM, Korporata “DEVA” me SHA “Seperacionin”, SHA “Deva-Gasi”, sha “Transporti” dhe SHA “Deva Komerc” u dëmtuan në vlerë prej 1.075.000 DEM, Industria e gomës “ELEST” në vlerë prej 45.000 DEM, Kombinati i tekstilit “Emin Duraku” me SHA-re :
- 1) “Edifill” (Tjertorja),
- 2) “Edikord” (Vegtaria),
- 3)Dediflor (Përpunimi),
- 4) Edienerg” (Energjetika),
- 5) “Edomed” (Dispanzeri),
- 6)“Edico” (Kuagollati),
- 7) EDIOREX” (Restorani), Edikomerc” (Rrjeti tregtar) dhe “Holdingu” (Drejtoria) me një shkatërrim të përgjithshëm në vlerë prej 3.905.900 DEM, etj.
Sipas një raporti të Qeverisë së Përkohshme të Gjakovës të përpiluar nga “Drejtorati për Ekonomi e Financa dhe Punë Inspektuese” në gusht 1999 mbi “dëmet gjatë luftës në ekonominë e Gjakovës” dëmet e shkaktuara kapin vlerën prej 170.252.772 DEM. Kjo shumë duket të jetë vetë për sektorin shoqërorë të ekonomis.[2]
N\R. | Ndërmarrja shoqërore | Dëmet në objekte dhe në pajisje (DEM*) |
1. | Industria metalike – “Metaliku” | 5.716.600/ |
2. | Gorenje “Elektromotori” | 781.500 / |
3. | Prodhimi i enëve “EMAL” | 8.000/ |
4. | Prodhimi të teflonit “ENA” | 128.220 |
5. | Holding Korporacy “DEVA” | 1.075.000 |
6. | Industria e gomës “ELEST” | 45.000 |
7. | Industria e tekstilit “E. Duraku” | 3.905.900 |
8. | Ndërmarrja “ JATEX” | 3.261.100 |
9. | Ndërmarrja “Modeli” | 292.000 |
10. | Industria e bukë dhe miellit | 2.000.000 |
11. | Ndërmarrja ushqimore “BUJETA” | 47.700 |
12. | Industria e materialit ndërtimor | 1.200.000 |
13. | Ndërmarrja “MISHI” | 400.000 |
14. | Kombinati Bujqësor Industrial “ERENIKU” | 113.348.916 |
15. | Kooperativa Bujqësore “BECI” | 27.918.089 |
16. | Kooperativa bujqësore “Cermjan” | 289.850 |
17. | Kooperativa bujqësore “DAMJAN” | 572.000 |
18. | Qumështorja “Golaj” | 53.500- |
19. | Kooperativa bujqësore “Skivjan” | 927.736 |
20. | Hidrosistemi “RADONIQ” | 1.000.000 |
21. | Ndërmarrja “KOSOVATRANS” | 4.066.661 |
22. | Ndërmarrja “DUKAGJINI” | 521.000 |
23. | Ndërmarrja “AGIMI” | 1.461.000 |
24. | Ndërmarrja hoteliere “PASHTRIKU” | 550.000 |
25. | Ndërmarrja komunale “ÇABRATI” | 269.000 |
26. | Ndërmarrja ndërtimore “9 nëntorI” | 414.000 |
Gjithsej** | 170.252.772 | |
* Vlera e shprehur në Marka Gjermane 1998. ** Si dhe dëme të tjera të ndërmarrjeve shoqërore dhe private |
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ vlera në Marka Gjermane të vitit 1998
- ^ http://www.kosova-sot.info/?p=37310