Ekonomia e Panamasë
Ekonomia e vendit bazohet kryesisht mbi praninë e Kanalit, pozita gjeografike e të cilit i jep një rol të jashtëzakonshëm në tregtinë detare ndërmjet Oqeanit Atlantik e atij Paqësor. Përveç veprimtarive të tregtisë, të shumta janë edhe fitimet me burim nga flota tregtare, që zë vendin e parë në botë. Në të vërtetë, përbëhet më shumë nga anije të huaja, sesa vendase, ndonëse lundrojnë me flamurin Panamez e shkruhen në regjistrin detar të Panamasë, për shkak të kushteve lehtësuese të regjistrimit dhe ligjit më fleksibël. Ekonominë e vendit e ndihmon ndjeshëm veprimtaria e zonës së portit të Colon, themeluar që më 1948 e fuqizuar edhe më shumë kohët e fundit.