Ekonomia e Turqisë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ekonomia e Turqisë ka pësuar ndryshime të mëdha, sidomos që nga vitet e 80-ta të shekullit XX, kur filloi zhvillimi i ri ekonomik dhe marrja e kredive në bankat e ndryshme. Në vitin 1990 Turqia kishte 49,4 miliard $ borxhe, ndërsa në vitin 2002 kjo sasi ishte rritur në 131,6 miliard $. Investuasit më të mëdhenj janë kompanitë shtetërore, private vendase dhe të huaja. Bazë e mirë e zhvillimit ekonomik janë kushtet e mira natyrore (relieve i ulët në pjesët perëndimore dhe vise bregdetare), pasuritë minerale, kullotat malore e pyjet në pjesën lindore, veriore e jugore, bregdeti i gjatë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit, fuqia e lirë punëtore dhe regu I madh jo vetëm i Turqisë, por edhe i vendeve të tjera fqinje.
Industria
RedaktoIndustria e mbrojtjes e Turqisë rritet, me ndihmën e Perëndimit1
Turqi - Indeksi i prodhimit industrial në qershor 2021 shënoi rritje vjetore me 23,9%
Indeksi i prodhimit industrial në muajin qershor (2021) u rrit me 2,3 për qind në bazë mujore dhe 23,9 për qind në bazë vjetore, njoftoiinstitucioni i statistikave (TUIK).
Projekte janë në proces, si aeroplani luftarak i gjeneratës së pestë TF-X dhe tanku luftarak ALTAY. Helikopteri luftarak ATAK, prodhuar nga Turkish Aerospace Industries-TAI, është rezultat i teknologjisë së prodhimit të fituar nga Turqia përmes një ndërmarrje të përbashkët afatgjatë me gjigantin e mbrojtjes të shtetit italian Leonardo. Në fillim të vitit 2019, Financial Times raportoi se Rolls-Royce e kishte “braktisur të gjithë” projektin TF-X për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ndarjen e pronësisë intelektuale.https://www.reporter.al/2020/11/12/industria-e-mbrojtjes-e-turqise-rritet-me-ndihmen-e-perendimit/
Bujqësia
RedaktoNë vitet e 50-ta të shek. XX me bujqësi merrej 80% e popullsisë, e cila tash në vitin 2003 është zvogëluar për 45,8%, dhe e cila në vitin 2001 krijonte 14% të të ardhurave. Bujqësia ka kushte të mira për zhvillim, sipërfaqe të ulëta në pjesët përendimore dhe pranëbregdetare, 31,5% tokë pune, 26% pyje, 16% livadhe e kullota dhe 23% joproduktive, klimë mesdhetare e kontinentale, lumenj të cilët përdoren për ujitjen e tokave të mbjella me drithëra, perime, pemë frutore, pambuk, duhan, luledielli, panxhar etj. Pjesa më e madhe e luginave lumore dhe e rrafsheve të ulëta janë futur nën sisteme të ujitjes artificiale. Ujitja e tokave dhe përdorimi i masave agroteknike ka ndikuar në rritjen e rendimenteve, e ka nxitur eksportin e prodhimeve bujqësore dhe zhvillimin e industrisë së lehtë.
Blegtoria
RedaktoZejtaria
RedaktoTurizmi
RedaktoVecoritë e saj fiziko-klimatike, trashëgimia monumentale arkeologjike-historike, traditat e pasura kulturore (artizanati, këngët, valet, gatimet e shijshme, etj.), por dhe plazhet e bukura mesdhetare, janë arsyet që në vitin 2014 Turqinë e vizituan 42 milionë turista duke e renditur Turqinë në vendin e gjashte në destinacionet më të pëlqyera.