Ekonomia qarkore është një sistem ripërtëritës ku lënda e parë dhe mbetjet, emetimet dhe rrjedhja e energjisë minimizohen me anë të ngadalësimit, mbylljes dhe ngushtimit të qarkut të materialeve. Çelësi i këtij sistemi është shkëputja e rritjes ekonomike dhe zhvillimit njerëzor nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe prodhimi i mbetjeve.

Kjo mund të arrihet nëpërmjet projektimit ekologjik të sistemeve e mallrave, riparimeve, mirëmbajtes, rimontimeve, dhe riciklimit. Pra, formohet një qark ku lënda e parë dhe materialet qarkullojnë në mënyrë qarkore duke zvogëluar sa më shumë hyrjet dhe daljet e lëndës së parë në formë mbetjesh, ndryshe nga modeli i sotëm ekonomik linear (vijor) ku kemi vetëm marrje të lëndës së parë nga natyra, përpunimin dhe depozitimin si mbetje në natyrë.