Eksperimenti i Millikan
Eksperimenti i Millikan-it u ideua dhe zbatua për herë të parë në vitin 1910 nga fizikanët amerikanë Robert Andrews Millikan dhe Harvey Fletcher. Eksperimenti mundësoi përcaktimin e ngarkesës elementare me një saktësi të paarritur për kohën. Për këto matje, Robert Millikan iu akordua në vitin 1923 çmimi Nobel në Fizikë.
I nxitur nga Robert Millikan, në punimin e tij të doktoraturës, Harvey Fletcher përmirësoi metodat e zbatuara më parë nga Harold Albert Wilson, Joseph John Thomson dhe shkencëtarë të tjerë. Inovacioni i tij më i madh ishte përdorimi i lëngjeve që avullojnë ngadalë: ujin dhe alkoholin e zëvendësoi me vaj dhe mërkur. Duke krahasuar shpejtësitë e rënies së pikave të vajit të ngarkuara elektrikisht në prani dhe në mungesë të fushës elektrike, mund të përcaktohej ngarkesa elementare . Vlera e llogaritur në atë kohë e ngarkesës elementare ishte:
- C.
Ndërtimi dhe kryerja e eksperimentit
RedaktoGrimca elektrikisht të ngarkuara në praninë e fushës elektrike të një kondensatori
RedaktoMe një spërkatës krijohen fillimisht nga lëngu i vajit grimca shumë të vogla me diametër prej rreth 0,5 µm. Këto grimca nuk mund të detektohen më nga mikroskopi tradicional, për ti parë përdoret mikroskopi me dhomë të errët, ku ndriçohen në një kënd rreth 150° përkundrejt vrojtuesit. Vrojtimi i grimcave mundësohet nga rrathët e përthyerjes së dritës që formohen.