Ekspozita Shqipëria Sot
Ekspozita Shqipëria Sot ka qenë një sallë ekspozimi në Tiranë, e ndërtuar në vitin 1970 dhe e prishur në vitin 2011. Paraqiste dhe propagandonte arritjet kryesore më të fundit në fushat e ekonomisë, të kultnrës e të arsimit, përparimin teknik e shkencor dhe rrugën e ndërtimit të socializmit në Shqipëri. Përmbante makineri e prodhime të tjera të vendit, të dhëna statistikore, makete, fotografi etj. Jepte ndihmesë për përhapjen e arritjeve të revolucionit tekniko-shkencor dhe për arsimin e kulturën.