Eksternalitet
Eksternaliteti është rezultati i një aktiviteti që shkakton përfitime dytësore (efekte të dëshirueshme) ose dëme (shpenzime, ndotje) tek të tjerët, pa kompensim përkatës ose pagesë prej atyre që e shkaktojnë këtë efekt të jashtëm. Eksternalitetet gjithashtu njihen edhe si efekte anësore ose efektet e kapërcimit të kufirit (derdhjes).
Përkufizim plotësues: Kosto ose përfitime të cilat lindin nga prodhimi ose konsumi, të cilat bihen mbi individe ose grupe që nuk janë të përfshire direkt në prodhimin ose konsumin në fjalë dhe që nuk kompensohen. Për shembull, një eksternalitet përfitues është imunizimi i një individi ndaj sëmundjeve infektive i cili mund të bllokojë transmetimin e sëmundjes tek indvidet e tjere, të cilët nuk përfshihen direkt dhe që nuk paguajnë asgjë për këtë mbrojtje.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |