Ekstremizmi në Kosovë
Ky artikull po shkruhet nga Wikipedianë fillestarë në kuadër të ngjarjes Ponder në Kosovë. Artikulli do të konsolidohet deri në fund të ditës. Administratorë: Ju lutem tregoni kujdes! |
Ekstremizmi në Kosovë gjeti hapsirë më të madhe që nga viti 1999, llojet e ekstremizmit qe janë edhe sot të pranishme në Kosovë janë: ekstremizmi fetarë, ekstremizmi etno-nacionalist, ekstremizmi social, por më i pranishmi prej viti 1999 deri më sot është ekstremizmi fetar.
Ekstremizmi etno-nacionalist
RedaktoMospranimi i realitetit të ri në rajon dhë mosnjohja e Republikës së Kosovës nga ana e Sërbisë dhe Bosnjës e Hercegovines, gjithashtu ku kjo ndodhi pas mbarimit të luftes me Serbët, motivoi grupet ekstremiste etnikisht dhe politikisht qe të veprojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku mund të konsiderohet si ekstremizëm i dhunshëm. Të rinjët, veqanarisht djemtë e rinjë, janë ata të cilët radikalozhen më lehtë, shumë prej ktyre janë motivuar për këtë fushë që të ndihen të rëndësishëm. Kjo ndodh për arsye se ata nuk kanë ndonjë plan specifik për jetë të tyre dhe nuk iu intereson për të pasur ndonjë rol të rëndsishëm ne shoqëri. Faktorët më të shumtë që ndikojnë në radikalizëm janë: Motivi ideologjik, material, aventurier, dëshira për udhëheqje dhe ambienti socio-kulturor.
Si rast ekstremizmi etno-nacionalist mund të cekim rastin "Trazirat e Marsit", ku ndodhen më 17 mars 2004. Po më këtë datë filluan trazirat ku ato zgjatën kryesisht dy ditë, te viktimizuar u cekën 919 persona, ku prej tyre ishin 19 civilë të vrarë (11 shqipëtarë dhe 8 serbë), kurse të lënduar rreth 900 persona, ku dominonte etniciteti shqipëtarë. Shkaku i trazirave ishte mbytja e dy fëmijëve, ku ata ishin mbytur në lumin Ibër, ku si arsye e mbytjes së tyre konsiderohej nga dhuna e serbëve. Disa fëmijë që kishin shpëtuar po në atë natë, raportuan para kamerave se ata ishin duke ikur nga serbët me disa bashkatdhetarë të tyre ku pastaj disa prej tyre ranë në lumë dhe u mbytën. 17 Marsi është dita e protestëe në tërë Kosovën ku shpejt kiste eskaluar në dhunë, gjatë trazirave te protestave, shqipëtarët dogjen shumë shtepi te serbëve dhe kisha të tyre. Gjatë trazirës 19 persona ishin lënduar, prej tyre 12 shqipëtarë humbën jetën.[1]
Ekstremizmi Social
RedaktoSipas disa hulumtimeve ne vijmë në përfundim të lëndimit të të rinjëve ne menyra të ndryshme kanë përfunduar në vetvrasje, vrasje, lëndime të rënda dhe të lehta trupore. Gjithashtu duhet cekur edhe veprimet e rrjeteve sociale, ku janë bërë shkak i ngacmimeve te ndryshme, e veqanarisht ngacmimeve emocionale, ku mund të arrihej deri në vetëvrasje.
Raste specifike janë ato në shkolla, ku janë nxjerrë statistika për dhunë dhe ngacmime në shkolla. Në vitin 2014 dalin në përfundim me statistika ku shprehen me 2 vrasje në vit, 107 lëndime të lehta trupore dhe 10 lëndime të rënda trupore. Sic është lartpermendur rasti i ngacmimeve ne rrjete sociale, kemi rastin kur në një video është ofenduar një vajzë, pastaj nga ngacmimi i rënd emocional, ku kishte tentuar akt vetvrasje. Këtë veprim, familjarët e sajë mendojnë se, e mitura e kishte ndërmarrë pasi iu keqpërdor privatësia e saj. Personi që ishte tallur me të, është një person që njihet në këto rrjete për shkak të humorit që përdor. Gjendja emocionale e psikike e të miturës, sipas familjarëve, ishte e rëndë, derisa ndaj të dyshuarit kanë bërë kallëzim penal.[2]
Ekstremizmi islamik
RedaktoSipas një studimi te Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) i cili u publikua me 19 korrik 2017, paraqet 315 kosovarë të cilët udhtuan në Siri apo Irak për të iu bashkangjitur ISIS-it apo frontit Al-Nusra nga të cilët vlerësohen se 58 nga ta kanë perfunduar të vdekur, 117 prej tyre u kthyen, shumica e ketyre rasteve ishin mes 2013-2014. Gjithashtu policia e Kosoves kanë identifikuar që prej 315 udhëtuesve drejt Sirisë apo Irakut, ndër ta ishin dy sulmues vetëvrasës, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit për t’iu bashkuar organizatave terroriste.[3]
Kosova edhe pse nuk preket më shumë se shtetet e tjera Europiane nga lufta në Siri dhe në Irak, studimi i UNDP-së për radikalizmin e dhunshëm në Kosovë surgjeron se Kosova ka numrin e tretë më të lartë për luftëtarë të huaj për 1 milion banorë të besimit musliman, pas Belgjikës dhe Francës. Gjithashtu nga New Eastern Europe argumnetohet se "Radikalizmi ndodhë në një mënyrë të fshehtë e cila është e vështirë të gjurmohet. Kriza e identitetit dhe zhgenjimi me efketet e pavarsisë janë shkaku kryesor i radikalizmit", sipas kësaj storie. [4]
“Roli më i madh, ai i internetit, është i pashmangshëm. Prandaj është më mirë që ti edukojmë të rinjtë tanë se si ta përdorin internetin, sesa të tentojmë t'i ndalojmë ata nga përdorimi i internetit apo përcjellja e televizionit”, tha Alessandra Roccasalvo (nga UNDP).
Referime
Redakto- ^ "trazirat e marsit".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2016. Marrë më 29 tetor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2019. Marrë më 29 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ (PDF) http://www.ks.undp.org/content/dam/kosovo/docs/publicpulse/PPPVE/PublicPulse-Albanian-Final-PRINT-3.pdf?download.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]