Ekzaminimi preoperativ i rrugëve të frymëmarrjes

Ekzaminimi preoperativ i rrugëve të frymëmarrjes

Redakto

Qëllimi i ekzaminimit është mbajtja e lirë e rrugëve ajrore gjatë procedurave kirurgjike me qëllim të: Identifikimi i pacientëve që gjatë intubimit mund të kenë vështërsi, dhe; Identifikimi i pacienteve qe mund të kenë vështërsi në ventilim gjatë anestezisë dhe ndërhyrjes kirurgjike.

Anamneza

Redakto

Anamneza është historia mjekësore (nga greke ανάμνησις anamnezë "kujtesës") është një përmbledhje e të dhënave pacientit që përmban të gjitha rrethanat që i paraprinë situatën aktuale

Pyesim për çfarëdo problemi perioperativ si: -nausea, të vjellat, ëndërrimet, vetëdija, -vështirësi gjatë intubacionit ose për zgjim të vonuar, -kontrollimi i shënimeve të anestezive të mëhershme për të përjashtuar problemet si: -vështirësitë e intubacionit, -alergjitë në barnat e dhënë, -reaksionet anësore (hipertermia malinje) Pacientët me sëmundje më të hershme të mushkërive (pulmonare) rrezikohen më shumë nga infeksionet postoperative torakale, sidomos kur janë obez ose i nënshtrohen kirurgjisë së krahrorit ose pjesës së sipërme të barkut. Nëse ka infeksion të traktit të sipërm respirator, duhet të shtyhet anestezia dhe ndërhyrja kirurgjike përveq në rastet e kërcënimit të jetës.

Historia familjare

Redakto

Nëse ndonjë anëtar i familjes ka pasur problem me anestezion p.sh. të dhënat për apne të prolonguar sugjerojnë deficitin e pseudokolinesterazes,vdekja e pasqaruar sugjeron hiperterminë malinje. Nëse identifikohet cilado gjendje e dyshimtë duhet të shtyhet derisa pacienti të,hulumtohet si duhet, vetëm në situate emergjente.

Historia sociale

Redakto

Pirja e duhanit për një kohë të gjatë shkakton sëmundje kronike të mushkërive dhe karcinomë, por ka dhe efekte serioze për periudhën perioperative.NO i liruar lidhet me Hb dhe zvogëlon bartjen e O2 kurse nikotina stimulon sistemin nervor simpatik me pasojë tahikardinë, HTA, ngushtimin e enëve koronare. Në këto raste llogaritim sasinë e duhanit dhe numrin e pakove të konsumuara gjatë viteve.Ndërprerja e pirjes së duhanit para anestezionit zvogëlon rrezikun nga ndërlikimet perioperative,mos pirja 8 javë para operacionit përmirëson rrugët ajrore,2 javë zvogëlon iritabilitetin,më pak se 24 orë ul nivelin e karboksihemoglobinës.

Rrugët ajrore

Redakto

Me qëllim të identifikimit të pacientëve që gjatë intubimit mund të kenë vështirësi:ndonjë kufizim në hapjen e gojës,pozita e zmbrapsur e mandibulës,numri, shëndeti dhe pozita e dhëmbëve,madhësia e gjuhës,ndonjë fryrje e indeve të buta në pjesën e përparme të qafës,ndonjë shtrembërim i laringut ose trachesë,pengesa në lakimin përpara dhe shtrirjen prapa kurrizit të qafës

[1] [2] [3]

  1. ^ http://www.webmd.com/lung/breathing-problems-causes-tests-treatments
  2. ^ http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3229384/
  3. ^ http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1556407X12001208