El-Muavidhetejn
El-Muavidhetejn (arabisht: المعوذتان, romanizuar: Al-Mu'awwidhatayn) përkthyer ndonjëherë si "Vargjet e Strehimit", është një term arab që i referohet dy sureve (kapitujve) të fundit të Kur'anit, dmth. Agimi (kap. 113), dhe Njerëzit (kap. 114), të cilat janë dy lutje të shkurtra të njëpasnjëshme që të dyja fillojnë me ajetin "Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i...". Megjithëse këto dy sure janë entitete të ndara në Kuran dhe gjithashtu janë shkruar në Mus'haf me emra të veçantë, ato janë aq thellë të lidhura me përmbajtjen e tyre që ngjasojnë ngushtë me njëra-tjetrën, saqë janë caktuar me emrin e përbashkët al-Mu'awwidhatayn (dy suret në të cilat është kërkuar strehim tek Allahu). Imam Bejhakiu në 'Dala'il en-Nubuvwah' ka shkruar se këto sure janë shpallur së bashku, dhe prej këtej vjen emri i tyre i përbashkët el-Mu'awwidhateyn.[1] Ekziston një traditë sunneti nga Muhamedi për leximin e tyre mbi të sëmurët ose para gjumit dhe ato gjithashtu konsiderohen si shërim.
Referime
Redakto- ^ Mu'awwidhatayn Arkivuar 2008-09-29 tek Wayback Machine, USC MSA Compendium of Muslim Texts