Elbasani në veprat e udhëtarëve të huaj (shek. XVI-XX)
[1]Elbasani në veprat e udhëtarëve të huaj (shek. XVI-XX). Ndër të parët që ka vizituar Elbasanin, është senatori i Venedikut Lorenco Bernardo (Lorenzo Bernardo), i cili me një mision të posaçëm udhëtoi nga Venediku në Stamboll.
Udhëtimin e kreu përmes Shqipërisë, duke qëndruar dhe në këtë qytet. Vepra "Udhëtim ai një ambasadori venecian nga Venecia në Kostandinopojë" (Viaggio di un ambasciatore veneziano da Venezia à Constantinopoli, nel 1591), jep të dhëna dhe për Elbasanin. Ai shkruan se. "Elbasani është një qytet në fushë dhe rreth e përqark me mure fort të vjetër. Këtu është vend tregtarësh për lesh e lëkurë. Ka dy karvansaraje. Eshtë selia e sanxhakut të krahinës..."
Në shek. XVII ka disa udhëtarë, kronistë të Perandorisë Osmane, që vizitojnë Elbasanin, të cilët kanë botuar shënime udhëtimi, kronika, të dhëna, me interes historik, gjeografik e demografik.
Hoka-Efendi (Hoka-Efendi Sadedin) në botimin "Dorëshkrime historie" (Taç ul Tevarih 1621), përshkruan ekspeditat turke kundër Shqipërisë dhe ndalet në pushtimin e kështjellave të Elbasanit. Autori dhe kronisti i njohur si Evlija Çelebi (Muhamed Dhilhi Ibni Dervishi) në përshkrimin e udhëtimeve të tij, për Elbasanin më 1662, në veprën disavëllimëshe "Udhëtimet" (Sejjahatnnamesi 1902) jep kuadrin më të plotë të qytetit e krahinave të tij. Në atë periudhë në Elbasan kishte rreth 2000 shtëpi e 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Në hënime ai pohon: "Tregu i Elbasanit ka qane të rregullta e të bukura dhe krejt nën nije. Saraçët, kazazët, argjendarët janë më tërheqës. Ka 7 kafene të bukura, ku mblidhen e bisedojnë dijetarë e vjershëtorë. Nga katundet ditët e pazarit vijnë në treg vasha aq të bukura sa njeriu pandeh se ndodhet në mes perrive të dheut. Me këto stoli virgjëreshash, tregu i Elbasanit numërohet nusja e Shqipërisë dhe e Rumelisë... Elbasani është Shtëpia e poetëve...".
Mehmet Said (Mehmed Said), në botimin "Historia e arsimit perandorak" (Tarihi zjylsheni maarif 1787) përshkruan ndërtimin e kështjellës së Elbasanit (1466) dhe dyndjet e para osmane rreth v 1369-1409. Dy veprat e tjera, me shënime nga autorë të ndryshem: "Fjalor dhe epistolarë" (Mecmuai resaili lugati ve Munseat 1802), "Epistolare" (Munseat 1804) përshkruajnë marrëveshjet e pashallateve të Elbasanit me Mahmud pashë Bushatin e Ali pashë Tepelenen, gjendjen e fshatarësisë në krahinën e Shpatit, ngjarje të ndryshme për krahinat e Elbasanit e pashallarët e tyre, në shek. XVIII, fillimi i shek XIX.
Një vend të veçantë, zënë shënimet, botimet për Elbasanin të autorëve europianë.
Autori Fransua Pukvil (François Pouqueville), në veprën "Udhëtim në More, Konstandinopojë, Shqipëri...1798- 1801" (Voyage en Moree à Constantinople en Albanie 1798-1801), duke qëndruar në Elbasan, e përshkuan atë si qendër të rëndësishme dhe me traditë
Ami Bue (Ami Bone), në veprën "Turqia europiane" (La Turquie d'Europe. 1840), gjatë udhëtimit që bën në Shqipëri, në v 1836-1838 qëndron në Elbasan. Qytetin e përshkruan me një histori të vjetër, me interes arkeologjik, me rreth 2000 shtëpi, të rrethuar me mure të lartë e kulla të mëdha.
Tradita arsimore e kulturore e qytetit dhe krahinave të tij ka qenë në qendër të vëmendjes së autorit Johan G. Han (Johan Georg Von Hahn), në veprën e tij "Studime Shqiptare" (Albanesische Studien, 1854), jep të dhëna për Elbasanin me interes gjuhësor, historik, etnologjik, etnografik.
Gjatë shek. XX numri i autorëve është më i madh, por ndër më të përmendurit janë:
Gustav Vaigand (Gustav Weigang), Franc Babinger (Franz Babinger), Leon Rel (Leon Rey), Zhysten Godar (Jus tin Godard), Telford Erikson (Telford Erichson)Stanislav Nojman e (Stanislav Neumann) etj. Në përgjithësi, ata sjellin të dhëna, përshkruajnë, të japin informacione për dialektin e Elbasanit, e kalanë e qytetit, objektet e arkeologjike, ngjarjet historike, bukurite naturore të zonës.
Rrethanat
RedaktoForcat pjesëmarrëse
RedaktoFushëbeteja
RedaktoBetejat
RedaktoViktimat
RedaktoKrimet e luftës
RedaktoPasojat
RedaktoTrashëgimia historike
RedaktoNdikimi artistik e kulturor
RedaktoShikoni dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Elbasani Enciklopedi.
- ^ Elbasani Enciklopedi.