Elementi galvanik
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(16 prill 2017) |
ELEMENTI GALVANIK: Reaksionet e oksido-reduktimit ndodhin në mënyrë të vetvetishme. Por ato mund të ndodhin edhe nën veprimin e rrymës elektrike, e cila është lëvizje e drejtuar e grimcave me ngarkesë.Zhvillimi i reaksioneve redokse disa raste shoqërohet me lindjen e rrymës elektrike.
Në elementin galvanik energjia e reaksioneve kimike redoks shndërrohet në energji elektrike.
Elementi galvanik është i ndërtuar nga qarku i jashtëm dhe qarku i brendshëm. Qarku i jashtëm përbëhet nga dy gjysëmelemte galvanike (dy elektro-dat), përcjellësi dhe ura e kripës.
Qarku i brendshëm përbëhet nga elektroliti. Qdo metal i zhytur në tretësirën ujore të kripës së vet, me përqendrim 1M, në temperaturën 25(grade celsius) përbën gjysëmelementin galvanik (elektroden).
Ndërtojn elementin galvanik të quajtur "Elementi DANIEL", i përbërë nga elektroda e zinkut ZnSO4 . Ajo paraqitet Zn/ZnSO4. Pllaka e bakrit metalik zhytet në tretësirën ujore 1M të sulfatit të bakrit CuSO4. Ajo shprehet Cu/CuSO4.
Dy pllakat lidhen me anë të një përcjellësi, në të cilin vendoset një voltmeter (për matjen e rrymës). Në të dy gotat futet një gyp në formë U-je që quhet "ura e kripës". Gypi është mbushur me tretësirë 0,5 M të nitratit të amonit NH4NO3. Skajet e gypit mbyllen me membranë poroze, e cila nuk lejon përzierjen e elektrolitëve të gotave me elektrolitin e gypit në formë U-je.
Galvanizimi (Zinkimi) i nxehtë është procesi i veshjes hekurit me shtresë të zinkut(Zn), duke kaluar nëpër vaskat e pastrimit dhe duke u zhytur në vaskën e zinkut në një temeperaturë 450(grad celsius). Kur zinku i pastër ekspozohet në atmosferë (Zn) reagon me oksigjenin (O2), formohet oksidi i zinku (ZnO) i cili më tej reagon me dioksid karboni (CO2) dhe formon karbonat zinku (ZnCO3), një shtresë gri mjaft e fortë që ndalon korozionin në shumë rrethana.