Elfete Humolli
Elfete Humolli (15 shkurt 1973 - 1 shkurt 1990) ishte një vajzë e re nga Lupçi i Poshtëm, Kosovë, e cila humbi jetën në moshë të re, duke u bërë simbol i luftës për liri dhe drejtësi kundër shtypjes së shqiptarëve në Kosovë. Elfetja u vra gjatë një proteste paqësore në moshën 16 vjeçare, duke përfaqësuar vendosmërinë e brezit të saj në përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e popullit kosovar.
Jeta Personale
RedaktoElfete lindi në një familje atdhetare. Prindërit, Isa dhe Sevdije Humolli, kishin nëntë fëmijë.ë Mentori, vëllau i Elfetës, poashtura dëshmor gjatë luftës në Kosovë. Elfetja ishte nxënëse e dalluar. Ajo përfundoi shkollën fillore në Lupç të Poshtëm, duke u shquar për suksesin e saj dhe pjesëmarrjen aktive në aktivitetet pasmësimore, përfshirë teatrin shkollor.[1]
Shkollimi dhe aktivizmi
RedaktoPas përfundimit të shkollës fillore, Elfete ndoqi arsimin e mesëm në shkollën ekonomike në Prishtinë. Kur Kosova humbi autonominë e saj, Elfetja ishte në vitin e tretë të studimeve. E prekur nga situata, ajo u përfshi aktivisht në protestat kundër regjimit në Prishtinë dhe zonat përreth. [2]
Protestat dhe Veprimet e Drejtpërdrejta
RedaktoElfetja mori pjesë në shumë protesta paqësore, ku kërkohej liria dhe barazia për popullin kosovar. Më 1 shkurt 1990, ajo u bashkua me një protestë në fshatin e saj, Lupç të Poshtëm kundër kolonës së forcave policoreqë hynte në fshat. Gjatë protestës, Elfetja dhe të tjerë përballuan dhunën e policoree, dhe në këtë përleshje, ajo u qëllua për vdekje. Dëshmitarët kujtojnë fjalët e saj të fundit, ku me dhimbje kërkoi të dinte për sigurinë e vëllait të saj më të vogël, Mentorit.[3]
Rënia për liri dhe Ndikimi Kombëtar
RedaktoVarrimi i Elfetes u bë një akt rezistence, ku mijëra shqiptarë u mblodhën për të nderuar atë dhe për të shprehur përkushtimin ndaj lirisë dhe barazisë. Ceremonia e varrimit, e shoqëruar me ngritjen e dy gishtërinjve për liri, u kthye në një manifestim kombëtar për të përjetësuar sakrificën e saj.
Kompleksit Memorial në Nder të Dëshmores së Kombit, Elfete Humolli
RedaktoNë përvjetorin e rënies së dëshmores së kombit, Elfete Humolli, në fshatin Lupç të Poshtëm u përurua një kompleks memorial në nderim të saj dhe të vëllait të saj, dëshmorit Mentor Humolli. Ky kompleks u krijua për të kujtuar dhe për të nderuar sakrificën e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së popullit shqiptar në Kosovë.[4]
Referime
Redakto- ^ "Ylfete Humolli, 16-vjeçarja e cila nuk e gëzoi kurrë rininë". KultPlus.
- ^ "Albin Kurti përkujton Ylfete Humollin, që u vra në protestat e vitit 1990". Sinjali.
- ^ "34 vite nga vrasja e Ylfete Humollit". RrugaPress.
- ^ "Përurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve Elfete dhe Mentor Humolli". PodujevaPress.