Elipsa është figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga tërësia e tekstit ndonjë fjalë a pjesë, e cila nënkuptohet, pa prishur kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjallëri, hijeshi a shpejtësi. Fjala elipsë vjen nga greqishtja e vjeter "elleipsis" që do të thote mungesë. Kjo figure përdoret me tepër ne poezi dhe në dramaturgji. Shembull nga letërsia artistike:

- Labëria
- hakërrim e rreptë e maleve përqark,
- Shkëmbinj shumë, shumë
- Tokë, fare pak.

- (Fatos Arapi - Balade per Muço Matohitin)

Ne ketë rast kemi përdorim te elipsës, sepse janë hequr foljet, te cilat nënkuptohen nga konteksti. Elipsa eshte nje ndertim sintaksor shprehes qe shfrytezohet me shume dobi nga krijuesit,ne poezi e ne proze.Ajo e jep mendimin me te ngjeshur,me ritem me te shpejte,ne perputhje me ritmin e ngjarjes a te ndjenjes. P.sh:ne vargjet Kafaz ka qiellin,/epshin pendim Ndre Mjedja,foljen e ka lene jashte vargut te dyte,per nevoja te mases e te ritmit te vargjeve.