Elisabeta Peti
Elisabeta Peti (Koçi) është matematikane shqiptare, lindur në qytetin e Fierit në 08.01.1975. Ajo është lektore në grupin mësimor-shkencor "Gjeometri dhe Ekuacione Diferenciale" në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Ajo përfundoi studimet e saj universitare për Matematikë (5-vjeçare) në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1993-1998). Që nga ky vit kërkimi shkencor dhe ai mësimor është i lidhur me fushat: Analizë reale dhe komplekse, Ekuacione diferenciale, Dinamikat topologjike.
Ajo ka përfunduar studimet pasuniversitare në universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali në 2001 në fushat: Stabiliteti në ekuacionet diferenciale dhe Analiza Jo-Standarde. Ajo ka përfunduar SHPU-në në fushën "Analizë Funksionale dhe Topologji", në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës në vitin 2006. [1]Prej Prillit të vitit 2015 ajo mban gradën Doktor i Shkencave në Matematikë.[2] Ajo është gjithashtu aktive në EWM (Gruaja evropiane në matematikë) dhe AWM (Shoqata për gratë në matematikë) si edhe në shoqata të tjera që lidhen me kërkimin e saj shkencor. Prej vitit 2018, është anëtare e Këshillit të lartë MASSEE (Shoqata Matematikore e Evropës Juglindore). Nga viti 2017 kryen detyrën e sekretares së përgjithshme të SH.SH.M (Shoqata Matematikore Shqiptare) dhe prej vitit 2020 është kryetare e bordit “Kangur-Shqipëri”. Kërkimi shkencor i saj konsiston në gjetjen dhe studimin e kushteve të mjaftueshme për ekzistencën e zgjidhjeve oshiluese për ekuacionet funksionale dhe diferenciale; në modelimet teoriko-analitike kombinuar me simulimet dhe analizat kompjuterike, duke iu afruar kërkesave ndërdisiplinore me një sërë metodash matematikore - kryesisht, modelimet e dinamikave të popullsisë me ODE / PDE / DDE.[3][4]
Gradat dhe titujt akademikë
Studime universitare Diplomë e integruar në Matematikë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, (1998). Titulli i fituar : Matematikan Studime pas universitare (SH.P.U), pranë Departamentit të Matematikës me drejtim “Analizë funksionale dhe Topologji” , Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Titulli i fituar: Master i shkencave, (2006)
Grada shkencore: Doktor i Shkencave. në Matematikë . Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, (2015). (ref. https://sites.google.com/a/fshn.edu.al/departamenti-i-matematikees/dr-Elisabeta-Peti Arkivuar 31 korrik 2021 tek Wayback Machine)
Fushat e interesit
RedaktoSjellja oshilatore dhe jo-oshilatore e zgjidhjeve të ekuacioneve funksionale, diferenciale dhe ekuacioneve me vonesa.
Dinamikë topologjike. Sistemet dinamike.
Ekuacionet me derivate të pjesshme.
Referime
Redakto- ^ "PostDoc in Math" (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "PostDoc in Math" (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Gra ne matematike".
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Academia" (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)