Elita Rudi eshte moderatore e mirenjohur ne trevat shqip folse. Ka lindur me Gjakove me 28.06.1993 ku perfundoi vetem klasen e pare dhe u shpergulen familjarisht ne Prishtine. Ajo ka filluar punen qe ne moshen e re ku ka punuar si 13 vjecare si Deputete e Asambles Komunale se femijeve te Prishtines. Me pas ajo ka punuar rreth 3-4 vite ne Qender Rinore ku ka ndihmuar familjet ne nevoj, ka ndjekur shume trajnime te ndryshme ku gjithashtu se bashku me vullnetaret tjere kane organizuar edhe koncerte humanitare ne sheshin e Prishtines gjithashtu ka organizuar edhe aktivitete te ndryshme me Femijet me Aftesi te kufizuar. Pas shkolles se mesme te perfunduar ne gjimanzin “Sami Frasheri” ajo ka vazhduar studimet ne fakultetin Ekonomik drejtimi Marketing. Elita ka vazhduar punen ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sportit ku gjate punes aty iu ofrua te jete njera nga prezantueset e PriFilmFestit ku u pelqye shume nga publiku dhe spikati ne nje fushe te re e cila ishte Prezantimi. Ajo vendosi te largohet nga Ministria per te ndjekur tashme profesionin e saj si Prezantuese ne emisionin e saj te pare “ExpressRoze”. Ky emision ku qe nga fillimi u prit shume mire nga audienca. Ajo pas ktij projekti kishte emisione edhe te tjera si “EliteShow”, “EliteZone” dhe i fundit ishte “Promenade Vere” ku ajo u terhoq nga moderimi per te krijuar familje se bashku me reperin e mirenjohur Gjiko. Ajo lindi djalin e saj Zeri Gjikollin dhe pas 2 vite vajzen Bota Gjikolli. Familja e saj eshte nder familjet me te dashura nga publiku. Por gjate kohes se pauzes ajo ishte mjaft aktive ne rrjete sociale ku eshte moderatorja dhe influencerja me e ndjekur ne Kosove me perplot 1 Milion ndjekes. Ajo shpesh here ka ndare ne rrjete sociale edhe talentin e saj ndaj gatimit ku ka thene ne shume intervista qe eshte njera nga pasionet e saja. Pauza e saj ishte rreth 4 vite ku ne vitin 2023 ajo iu kthy botes se ekranit ne prezantim te “BigTalk” emision percjelles i BigBrother ne Klan Kosova ku vazhdon ende sot. Elita gjithashtu ka sfiduar veten edhe ne kendim sepse ajo lansoi kengen Anderr por ne kete sfere asnjehere nuk kontriboi me.