Elmedin Ademi

Sipërmarrës Shqiptarë në Maqedoni

Elmedin Ademi është themelues i Screen Media dhe Eurovia. Është emëruar si një nga sipërrmaresit më të rëndësishëm të biznesit në Maqedonin e Veriut në 2015[1]. Në vitin 2016, ai u emërua fitues i çmimit kombëtar për Maqedoninë e Veriut në European Business Awards [2]. Në vitin 2010 themeloi Eurovia Group [3], i cili sot operon në 3 vende të ndryshme me më shumë se 6 kompani të lidhura në fusha të ndryshme[3].

Elmedin Ademi
Lindi26 qershor 1988 (36 vjeç)
ShtetësiaNorth Macedonia
ProfesioniOligark, industrialist
Njohur përThemeluesi i Eurovia, Screen Media dhe Viakom
Bashkëshorti/jaArbe Ademi
Fëmijë2

Jeta e hershme dhe arsimi

Redakto

I lindur më 26 Qershor 1988 në qytetin e Tetovës. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tetovë. I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Europës Juglindore (SEEU). Interesi i tij për funksionalitetin e kompjuterit u shfaq nga mosha 13 vjeçare ku më pas nga aftësia profesionale në këtë drejtim ai mësoi vetë programin kompjuterik.

Fillimet

Redakto

Fokusi i Ademit fillon në vitin 2008 me Biznes privat në fushën e marketingut respektivisht reklamave me pano reklamuese ( outdoor advertising) themelon kompaninë Screen Media, duke qenë një nga më të suksesshmit në këtë fushë në Maqedoni. Gjat vitit 2012 familja e tij dorëzon në udhëheqje kompaninë Eurovia[4] e themeluar nga viti 1978 e specializuar në projektimin dhe ndërtim.

Angazhimet dhe ngritja e bizneseve të tjera në Maqedoni

Redakto

Rruga e tij sipërmarrëse vazhdon me krijimin e Talenta në 2016 si një kompani për zhvillimin e biznesit dhe kërkimin. Një kompani që sot luan një nga rolet kryesore në procesin e vendimmarrjes në lidhje me Zhvillimin e Biznesit të Ri për Eurovia. Në vitin 2017 u themelua Eurovia DMD një kompani distribuimi për HoReCa dhe Produktet FMCG.

Sipërmarrja e tij arrin një nivel krejtësisht të ndryshëm në 2019, si viti gjatë të cilit Eurovia nën mbikëqyrjen e Elmedin Ademi, hyn në tregun shqiptar dhe të Kosovës, me Projektet e Investimeve në Pasuri të Patundshme. Gjithashtu, gjatë këtij viti Eurovia mirëpret anëtarin e saj më të ri – Energovia një kompani e cila do të hap dyert në prodhimin dhe shitjet e energjisë elektrike duke investuar në Hidrocentralin.

Në vitin 2020 gjatë COVID – 19 Shpërthimi si rezultat i adaptimit të Eurovia-s në Qëllimet Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe fakti që biznesi duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në proces; Elmedin Ademi themeloi Fondacionin Eurovia me një dhe vetëm një thirrje për veprim që do të mobilizonte përpjekjet për t’u marrë me pasojat e krizës globale të pandemisë.

Referime

Redakto
  1. ^ "U NDANË ÇMIMET PËR SIPËRMARRËSIT E VITIT".
  2. ^ "European Business Award" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2022. Marrë më 13 dhjetor 2020.
  3. ^ "Kompanitë në pronësi të Ademit" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2020. Marrë më 13 dhjetor 2020.
  4. ^ "Eurovia, drejt ndërtimit të resortit të ri në Shqipëri".

Lidhje të jashtme

Redakto
  1. Elmedin Ademi në Screen Media
  2. Nipi i Abdilaqim Ademit të BDI-së në mesin e 10 shqiptarëve më të pasur në Maqedoni
  3. "Entrepreneur of the Year" Awards Arkivuar 3 prill 2018 tek Wayback Machine
  4. NEZIRI: ÇMIMET PËR SIPËRMARRËSIT -NXITJE SHTESË PËR REZULTATE MË TË MIRA EKONOMIKE
  5. Zbulohen bizneset e familjes së Abdilaqim Ademit të BDI-së
  6. THE OTHER SIDE OF ADVERTISEMENTS: WHO IS BEHIND THE BUSINESS WITH BILLBOARDS IN MACEDONIA? Arkivuar 11 nëntor 2020 tek Wayback Machine
  7. U ndanë çmimet për sipërmarrësit e vitit
  8. Zyrtarët shqiptarë me biznese milionëshe!
  9. Elmedin Ademi zgjidhet menaxheri më i suksesshëm në Maqedoni
  10. Citizens Encouraged to Help Flood Affected Tetovo Region
  11. “Ama Caffe” kapsulat tani mund ti porositni në internet