Elton Debreshi lindi më 5 gusht 1989 në Kodër Dan, në Bulqizë. Ai është kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës,

minator dhe kryesindikalist.

Elton Debreshi
Të dhëna vetjake
U lind më5 gusht 1989
Partia politikeI pavarur
Fëmijët4
PunësimiMinator

Arsimimi dhe puna në minierëRedakto

Elton Debreshi ka mbaruar arsimin fillor në shkollën “Ali Talja” në Bulqizë e më pas atë 9-vjeçar në shkollën “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë. Në vitin 2012 ai filloi punë si minator në minierën e Bulqizës Arkivuar 5 shkurt 2021 tek Wayback Machine në “Zonën D”. Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ai punoi si minator në kompaninë Albchrome të Samir Manes, deri sa u pushua nga puna si pasojë e organizimit sindikal në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

 
Elton Debreshi në 2021-shin

Angazhimi sindikalRedakto

Në 17 nëntor të 2019-ës u shpall Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kryetar i së cilës u zgjodh Elton Debreshi. Ai u pushua[1] nga puna për shkak të angazhimit të tij sindikal më 22 nëntor të po atij viti. Për pushimin nga puna të Debreshit minatorët nisën një grevë[2] nga 25 nëntori deri në 5 dhjetor, gjatë së cilës u pushuan nga puna edhe 3 minatorë të tjerë. Elton Debreshi ka denoncuar vazhdimisht kushtet e vështira të punës[3] në minierë dhe ka qenë në krye të protestave të mbajtura nga minatorët[4]. Debreshi ka qenë në mbështetje të punëtorëve[5][6] edhe nga sektorë të tjerë të prodhimit e përpunimit si në rastin e naftëtarëve të Ballshit, ku ka qenë i pranishëm në protestat e nbajtura nga ata në Ballsh dhe Tiranë.

Kandidimi për deputetRedakto

Më 20 janar 2021 Elton shpalli kandidaturën[7] për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet qendrore që do të mbahen më 25 prill. Pika kryesore në të cilën do të përqendrohet fushata e tij është statusi i minatorit, të cilin do e shtrojë si çështje në Kuvendin e Shqipërisë nëse zgjidhet deputet[8] .

ReferencatRedakto