parapamje

Elton Zherka
Lindi
Vdiq
Junik
ShtetësiaShqiptar

Elton Gëzim Zherka lindi më 19 gusht 1977 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje ku ishte ndër nxënësit më të dalluar në mësime dhe në sjellje. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Si fëmijë e donte sportin. Ushtroi për karatist dhe në badibilding. Në moshën 17-vjeqare e vërejnë bukurinë e trupit të tij, të bindur se mund të sfilojë në sfilatat modës. Mirëpo, Eltoni e ndjente peshën e robërisë që nga bankat shkollore. Në demonstrata dhe revolta ishte gjithnjë i pari. Ështe kjo një kohë kur babanë e tij, Gëzimin, pushteti serb e kishte dënuar me 13 vjet burgim. Në disa vise të Kosovës kishin dalë ne skenë djemtë e lirisë, ata që do mbanin mbi supe tërë fatin e kombit deri në fitoren përfundimtare. Eltoni futet në Shoqatën Humanitare "Nëna Terezë" duke dhënë ndihmë për popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur. Dhe, pikërisht 18 prilli 1998, kur së bashku me 12 djem gjakovarë, është ditë e inkuadrimit në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Njësiti "Komando" të Zonës Operative të Dukagjinit, përkatësisht në fshatin Gllogjan që ishte vullkani i gjithë ngjarjeve dhe luftimeve për Rrafsh të Dukagjinit. Nga këta 12 luftëtarë, tre prej tyre bien në altarin e lirisë. Dhe, për afër katër muaj sa qëndroi dhe luftoi ne Njësitin e tij "Komando", Elton Zherka u dallua ndër bashkëluftëtarë. Ishte luftëtar i denjë dhe epror i dalluar. Lufta dhe heroizmi i tij i fundit, është ai në Luftën e Junikut, të datës 10 gusht 1998, ku në një luftë të ashpër, ballë për ballë me forcat serbe, bie në altarin e lirisë bashkë me trimat e paepur Bekim Berishën, Bedri Shalën, Përmet Vulën, duke mbrojtur Kosovën nga represaljet serbe, të cilat Kosovës nuk iu ndan një shekull me radhë. Kështu, Elton Zherka, ia ngrti vetvetes lapidarin e lirisë, në zemrat e gjithë atyre që e njohën dhe atyre që dëgjuan për të. Kjo është rilindja e tij për të mos vdekur kurrë. Trupi i tij pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Hasani, Hasan (2002). Të pavdekshmit e Dukagjinit. Pejë: Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Zona e Tretë e Mbrojtjes. fq. 686. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)